• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Bisedimet e Kretës/ Kotzias-Bushati dhe një dordolec historik në mes

by S M
10/11/2017 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë po takohen në ishullin e Kretës, në një takim të rëndësishëm dy palësh që do të shqyrtojë të gjithë gamën e problemeve të hapura mes dy fqinjëve më të vjetër të gadishullit ballkanik. Nga heqja e Ligjit të Luftës tek pretendimet e çamëve, nga varrezat greke të luftës së dytë Botërore tek marrëveshja detare dhe tokësore, duke kaluar nëpër aspekte të tilla si librat shkollore dhe vula apostile.

Dy palët vijnë në tryezën e Kretës pas një situate të ndezur me deklarata dhe tone të ashpra, ku situatat e fundit në Himarë, pas prishjes së disa godinave private, kanë prodhuar edhe më shumë tension. Siç ndodh shpesh në marrëdhëniet Tiranë-Athinë, politika greke është kujdesur që të jetë veçanërisht folklorike, kur ministri i jashtëm Kotzias është marrë personalisht me fatin e një pike karburanti në Himarë, kurse Agimi i Artë ka propozuar të dërgohen avionët gjuajtës F-16 mbi qytezën e vogël shqiptare!

Përtej kësaj menyje të pasur në kriza të të gjitha dimensioneve, Bushati dhe Kotzias do të përpiqen të gjejnë qetësinë dhe ekuilibrin që sjell prezenca në ishullin e largët të Kretës, për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe dhe për të zgjidhur disa nga nyjet që vazhdojë të mbajnë peng të shkuarën dhe të tashmen mes dy shteteve. Athina ka bërë të qartë se dëshëron të shbllokojë sa më parë ndërtimin e varrezave të reja të luftës në territorin shqiptar, si dhe të nxjerrë nga pika e vdekur çeshtjen e kufirit detar. Pa harruar edhe statusin e minoritarëve grekë në Shqipëri, për të cilët Athina tregohet tradicionalisht e ndjeshme, paçka se për vetë nocionin e minoriteteve brenda shtëpisë së saj tregohet refraktare dhe kategorikisht mohuese.

Për palën shqiptare takimi i Kretës ka gjithashtu një rëndësi të spikatur, për të avancuar axhendën e saj në raport me Greqinë fqinje. Më së pari është Ligji i Luftës, “dordoleci” historik i Luftës së Dytë Botërore, që vazhdon të mbetet si një atavizëm qesharak në marrëdhëniet dypalëshe. Një prezencë e sikletshme për palën greke, e cila tashmë nuk as edhe një argument të vetëm për ta mbajtur formalisht në këmbë situatën e luftës me fqinjin verior, por që vijon të egzistojë vetëm sepse askush në Athinë nuk ka pasur guximin të hedhë një hap konkret në parlamentin grek. A mund të bisedohet për kufinjtë kur je ende në luftë?!

Ligji i Luftës shënon një nerv të zbuluar dhe një pikë të dobët të politikës greke ndaj Shqipërisë, ashtu siç përbën një tezë të sforcuar edhe njohja e të drejtës pronësore të popullsisë çame të larguar me forca nga tokat e tyre në Greqi. Njohja e Kosovës mund të jetë gjithashtu një temë delikate bisedimesh, pa anashkaluar pozicionin grek për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE gjatë vitit të ardhshëm.

Ka “shumë mish” në tryezën e bisedimeve shqiptaro-greke. A do ta tresë dot stomaku i dy delegacioneve gjithë këtë axhendë?! Shpresat janë që të nisë një proces diskutimi i hapur dhe i sinqertë, me shpresën se komunikimi do të sjellë gjithsesi shanse për kompromis dhe do të davarisë mjegullën që egziston prej kohësh mes dy kryeqyteteve. Të mos harrojmë, Rama dhe Cipras ende nuk i kanë shtrënguar duart në Tiranë dhe Athinë. Por gjithashtu të kujtojmë se qeveria e dytë Rama nuk e ka më brenda elementin “shqetësues” çam, bashkë me retorikën e ndezur patriotike të katër viteve të shkuara. Kreta është një shans i rëndësishëm për realizëm dhe ekuilibër. Pa pika karburantesh dhe lavazhe me flamur grek tek dera.

Next Post
Atentati për kokainën, del emri i shqiptarit të plagosur në Ekuador

Atentati për kokainën, del emri i shqiptarit të plagosur në Ekuador

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In