• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biseda telefonike me Tsipras, “Kathimerini”: Rama përmendi sërish ligjin e luftës dhe çështjern çame…

by A R
23/11/2016 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetat greke i kanë bërë jehonë një interviste të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhënë për televizionin grek, Skai. Gazeta Kathimerini shkruan se Rama përsëriti pretendimet e komunitetit çam.

“Në përpjekje për të dalë nga disa komente të forta, kryeministri i Shqipërisë mohoi se vendi i tij po ndjek një politikë irredentiste të jashtme me këmbënguljen e tij për të diskutuar çështjen e pretendimeve të bëra nga komuniteti çam për pronat që kanë lënë pas kur u dëbuan nga Greqia gjashtë Luftës së Dytë Botërore,” shkruan gazeta, raporton Mapo.

Një paketë çështjesh të pazgjidhura mes Athinës dhe Tiranës zyrtare e përshkruan gazeta “Kathimerini” intervistën e kryeministrit Edi Rama për programin “Histori” në televizionin “Skai”.

E përditshmja greke vë theksin te disa nga pretendimet e palës shqiptare, duke perifrazuar kryeministrin Rama për disa nga këto problematika si “çështja çame një problem i të drejtave të njeriut”, “arqipeshkopi shqiptar”, “shfuqizimi i ligjit të luftës”, “marrëdhëniet strategjike me Turqinë dhe Maqedoninë”.

Sipas gazetës Kathimerini, kryeministri Rama këmbëngul për shpëtimin e Parthenonës nga arqipeshkopi shqiptar i Athinës në shekullin e 17-të.

Kathimerini thekson miqësinë e Ramës me Erdoganin dhe tha se vendi i tij ka marrëdhënie strategjike me Turqinë.

Çështjen e prishjes së shtëpive të minoritetit grek në Himarë, kryeministri e sqaron thjesht si një pjesë të zbatimit të planit urban kombëtar rregullues, i cili po zbatohet në të gjithë Shqipërinë.

“Nuk është irridentiste t’u themi fëmijëve tanë ku kanë jetuar shqiptarët. Nuk është irridentiste t’u themi fëmijëve që kishte një zonë që quhej Çamëri dhe ku jetonin shqiptarë dhe ku ata fatkeqësisht, nuk është ajo që u themi fëmijëve, por është ajo që po shohim, që njerëzit nuk mund të shkojnë. Mund ta imagjinosh, që njerëzit nuk mund të shkojnë atje ku ishin shtëpitë e tyre, ku jetuan prindërit e tyre. Për çfarë?”, tha kryeministri Rama.

Rama i mëshoi po ashtu historisë së përbashkët mes dy vendeve, përmendi kushërinjtë e tij në Korfuz, foli për ndërtesat që do prisheshin në Himarë duke thënë se ishin vetëm 18 objekte nga 9400 në të gjithë vendin dhe se e gjitha ishte pjesë e një plani urbanistik dhe jo sulmi ndaj minoritetit.

“Në Shqipëri”, ironizoi Rama, “sportistëve nga minoriteti grek që luanin për kombëtaren, nuk u ndërrohej emri”.

Ndërkohë gazeta greke shkruan edhe për telefonatën mes Ramës dhe homologut grek, Aleksis Cipras.

“Të martën, kryeministri Aleksis Cipras përdori një gjuhë të ashpër në një bisedë telefonike me Ramën, duke theksuar se mbrojtja e të drejtave të pakicës greke është një detyrim për Shqipërinë si vend kandidat për në Bashkimin Europian dhe i bëri thirrje Tiranës që të pakësojë retorikën nacionaliste,” shkruan gazeta raporton Tema.

Kurse Edi Rama bëri një përpjekje serioze dje për të sqaruar qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj Greqisë, pak javë para se vendet e BE të vendosin për të hapur apo jo negociatat me Shqipërinë.

Greqia është parë si një prej vendeve që mund të kushtëzonte hapjen e negociatave, për shkak të përplasjeve të fundit mes dy vendeve në deklarata, por kryeministri në një anglishte popullore ishte gati i bindur që veto nuk do ketë.

“Çfarë do të thotë veto? Veto sepse po flasim fort për gjërat që na shqetësojnë, jemi në të drejtën tonë. Dhe seriozisht kjo është në interesin e përbashkët. Kështu veto për çfarë?”, i tha Rama dje në mbrëmje gazetarit Alexis Papahelas të televizionit Sky në Greqi./a.m.

Next Post
Mjedisi/Gjendje alarmante në Shkup për ajrin

Mjedisi/Gjendje alarmante në Shkup për ajrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com