• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biseda me Mira Muratin, Rama: I kërkova ndihmë për integrimin në BE që të bëjmë gati në shqip masat ligjore të BE përmes Chat GPT

by Java News
08/12/2023 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në kongresin e Partisë Socialiste ka zbuluar se ka biseduar me Mira Muratin, shqiptarja e cila krijoi Chat GPT për ta ndihmuar në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE. Kreu i qeverisë tha se përmes inteligjencës artificiale, Murati do të ndihmojë në përkthimin e masave ligjore të BE-së që duhet të ndërvendosen në legjislacionin shqiptar. Kjo gjë do të reduktojë kohën drejt integrimin.

‘Që një vend të jetë teknikisht gati për tu bërë shtet anëtar i BE-së duhet të harmanizojë plotësisht legjislacionin e tij me atë të BE-së. Për Shqipërinë do të thotë që të ndërvendosë në legjislacionin e saj 280 mijë faqe të 3484 masave ligjore të komuniteti evropian, ose ndryshe ne do të miratojmë mbi 4000 kate ligjore dhe nënligjore. Qëkur Shqipëria ka nisur që ta bëjë këtë shkrirje të përbashkët ka rritur të bëjë ndërvendosjen e 500 masave, rreth 15% të gjithë volumit që duhet transferuar dhe ndërvendosur. Tradicionalisht kjo punë kolosale ka marrë 7-10 vite, Shqipëria këtë punë do ta bëjë shumë herë më shpejt se më i shpejti i vendeve pararendëse. Ky nuk është një qëndrim retorik është një argument i mbështetur në shkencë në inovacion teknologjik.

Askush nga ne nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e një vajze vlonjate një talent gjenial shqiptar që quhet Mira Murati. Të gjithë e dëgjuam emrin e Mira Muartit ku mahniti të gjithë me krijesën e Chat GPT. E kërkoj Mira Muratin me thënë të drejtë i ndrojtur nga një ndrojtje që s’më karakterizon dhe më jep një takim telefonik. Dëgjoj një zë miqësor dhe marr guximin ti kërkoj ndihmë ta bëjmë gati Shqipërinë më shpejt për anëtarësimin në BE. Ajo qeshi se mendoj se po bëja humor. Unë e pyes a është e mundur që në vend që në të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me juristë dhe të shpenzojmë dhjetëra miliona euro, për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE-së ta bëjmë këtë përmes Chat GPT. Mu përgjigj që më duket e mundur.

Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët që krijuar me AKSH-in. Në 13 dhjetor në Bruksel kur të mbaroj mbledhja bashke me dilemën greke, unë do ja lë si kartolinë rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptarë nëpërmjet inteligjencës artificiale të nderëvendosjes së masave ligjore të BE-së dhe modeli ynë revolucionar këmbë e krye nuk bën thjeshtë përkthim por edhe një sërë shërbimesh të tjera, por në thelb na mundëson një qërim farmaceutik të gjithë thasëve të pafundme të orizit të legjislacionit tonë në fuqi.’- tha Rama./m.j

Next Post
Rama: Asnjë cic-mic ballkanik apo gërr-gërr perëndimor s’e vonon Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE

Rama: Asnjë cic-mic ballkanik apo gërr-gërr perëndimor s’e vonon Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

January 20, 2026
“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

“Drejtësia e inkriminuar”/ Fati i Irena Gjokës, Çupi: Dosja ndaj Berishës, Metës dhe Belerit s’do jetë nul! Ja pse

January 20, 2026
“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

January 20, 2026
Dëshmia ime për 21 Janarin

Dëshmia ime për 21 Janarin

January 20, 2026
VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

January 20, 2026
Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

January 20, 2026
Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

January 20, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Presidenti ukrainas merr ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Zelensky: S’mund të qëndroj krah Putinit

January 20, 2026
Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

January 20, 2026
Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In