• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biseda e Papa Françeskut me ekuipazhin e astronautëve në hapësirë

by Java News
27/10/2017 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku ka bërë apel për mbrojtjen e planetit, pasi një astronaut tha se mund ta shihte krijimin nga perspektiva e Zotit, gjatë një bisede “telefonike” në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Ati i Shenjtë kaloi 20 minuta në një videotelefonatë me 6 astronautët që qëndrojnë në stacionin hapësinor, 400 km larg Tokës, duke i bërë atyre pyetje të ndryshme, ndonjëherë edhe me zellin dhe kuriozitetin e një nxënësi shkolle.

Gjatë kësaj bisede, Papa u duk se u prek më shumë nga rusi Sergei Ryazanski, që foli për gjyshin e tij, dhe astronauti amerikan Randy Bresnik, që tha se pamja nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor i mundësonte atij të shihte bukurinë e papërshkrueshme të Tokës dhe të ishte më optimist për të ardhmen e njerëzimit.

“Ajo që shohim ne nga këtu është paqja dhe qetësia mbi planetin tonë, që ecën me 10 km në sekondë dhe nuk ka kufij, as konflikte. Ka vetëm paqe”, tha Randy Bresnik, astronaut.

“Ju shikoni që atje lart me sytë e Zotit. Rrënjët janë shpresa dhe fuqia jonë. Mos i harroni rrënjët. Më bëri mirë të dëgjoja këtë, e ta dëgjoja nga ju”, tha Papa Françesku.

Ati i Shenjtë ka bërë shumë apele për mbrojtjen e ambientit në tokë, duke i dedikuar edhe një enciklikë, ose një letër të rëndësishme, mbrojtjes së saj në vitin 2015. Ky dokument mbështeste shkencëtarët, që thonë se ngrohja globale ka ardhur pjesërisht si pasojë e aktivitetit njerëzor. (b.an)

Next Post
REPORTAZH/ Fushë- Krujë, njerëzit që sfidojnë “ferrin e tritolit”

REPORTAZH/ Fushë- Krujë, njerëzit që sfidojnë “ferrin e tritolit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In