• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BIRN: Skeda e pasurisë së kreut të Kushtetueses Bashkim Dedja

by Java News
07/06/2018 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analiza e deklaratave të pasurisë së Bashkim Dedja- kryetar i Gjykatës së Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut të premten, nga viti 2003 deri në vitin 2017. Bashkim Dedja ka lindur në 13 mars 1970 në Dibër dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Gjatë viteve 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës. Në muajin maj të vitit 2010 Dedja u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i vitit 2012 është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Bashkim Dedja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.  [Kliko këtu për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Bashkim Dedja zotëronte një pasuri prej 2.49 milionë lekësh në vitin 2003  -kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij rezulton të jetë rritur me 17.3 herë në krahasim me vitin fillestar, duke kapur vlerën e 43.2 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të krijuara gjatë viteve 2003-2017 janë në vlerën e 31.8 milionë lekëve dhe përbëhen në 85.4 për qind nga paga dhe shpërblime nga funksioni, 10.8 për qind nga paga e bashkëshortes, 2.6 për qind nga mësimdhënia dhe 1.2 % nga të ardhura të tjera.

Pasuria familjare e gjyqtarit Dedja përbëhej në fund të vitit 2017 nga rreth 274,524 lekë llogari bankare, 200,000 lekë kursime në cash, 41,3 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme në vlerën 1.3 milionë lekë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklaratat e gjyqtarit Dedja, ku njëra rezultoi me probleme.

Ndërkohë, gjatë analizës u identifikua si “flamur i kuq”, mosmbulimi i shtesës së pasurisë në vitin 2013 në shumën 894,467 Lekë, pasi konstatohet  se subjekti deklaron si burim për blerjen e apartamentit dhe garazhit një hua të marrë nga vëllai dhe kunati, por nuk saktëson sa është kjo shumë. Është e paqartë nëse ky informacion është dhënë në pjesën konfidenciale të deklaratës, të cilën BIRN nuk e disponon. Gjithashtu, një tjetër flamur i kuq që shfaqet në deklarimet e pasurisë së gjyqtarit Dedja është rritja e vlerës së pasurive të paluajtshme në vitin 2011, e cila është rezultat i rivlerësimit (14,3 milionë lekë).

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

ma.me

Next Post
VIDEO/ Përplasje mes policisë “Shqiponja” dhe trafikatëve me “BMW” X5 në mes të Tiranës

VIDEO/ Përplasje mes policisë “Shqiponja” dhe trafikatëve me “BMW” X5 në mes të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

October 28, 2026
“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

October 28, 2026
Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

October 28, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

October 28, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In