• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biontech-Pfizer merr lejen e posaçme për vaksinën, shpërndarja një sfidë më vete

by Ardit Rada
06/12/2020 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biontech-Pfizer e mori lejen e posaçme për vaksinën në Britaninë e Madhe dhe filloi menjëherë me furnizimin. Por pikërisht transporti i vaksinës është proces mjaft delikat, sepse kërkohet ngrirja e thellë e përbërësve.

Që në javën e ardhshme mund të fillojë vaksinimi kundër COVID-19 në Britaninë e Madhe. Deri atëherë priten nga autoritetet rreth 800.000 doza vaksine të Biontech dhe Pfizer. “Kemi filluar menjëherë me furnizimin”, thotë Özlem Türeci, drejtuesja mjekësore dhe bashkëthemeluese e Biontech në një konferencë shtypi.” Të dyja firmat kanë aplikuar për leje të posaçme emergjence në SHBA dhe BE. “Autoritetet përkatëse janë vërtet të pavarura nga njëra-tjetra”, thotë Thomas Schiessle, ekspert i farmaceutikës në qendrën analitike Equi.ts në Frankfurt, “por mund të thuhet, se nëse njëri e ka marrë në shqyrtim dhe e ka vlerësuar pozitivisht vaksinën, të tjerët nuk do duan të qëndrojnë në fund.”

Vaksina ka nevojë për ftohje – ende

Prodhimi dhe përgatitjet për ofrimin e vaksinës menjëherë pas dhënies së lejes janë duke u zhvilluar me ritme intensive prej kohësh tek firmat teknologjike dhe logjistike. Në rastin e vaksinës së Biontech-Pfizer luan rol vendimtar konservimi në temperatura të ulta. Vaksinat mjaft të ndjeshme duhet të ruhen rregullisht dhe transportohen në temperatura minus 70 gradë celcius.

 

 

Deutschland Mainz | BioNTech SE | PressebilderÖzlem Türeci 

Të dyja sipërmarrjet bioteknologjike zotërojnë transportues të posaçëm që bazohen tek teknologjia e akullit të thatë. Brenda tyre do të transportohen vaksinat në drejtim të Britanisë së Madhe. Për t’i përdorur vaksinat edhe në qendra më të vogla vaksinimi, është e mundur që vaksina të mbahet në frigoriferë të zakonshëm mes dy deri në tetë gradë për deri në pesë ditë.

Për vitin e ardhshëm, kreu i Biontech, Ugur Shahin ka bërë të ditur, në një intervistë me CNN, se do të ketë variante të tjera të vaksinës, që nga ana logjistike është më pak e vështirë për t’u transportuar. Bashkëpunimi i Biontech me Pfizer ka rezultuar pozitiv. Pfizer është një koncern ndërkombëtar farmaceutik me shumë përvojë dhe rrjet organizativ e logjistik të fuqishëm. Pfizer është në 120 vende aktive. Për transportin në Kinë, Biontech po punon me një sipërmarrje kineze, Fosun.

Përgatitja logjistike

Deri më tani ka parakontrata si me Britaninë e Madhe ashtu edhe me vende të tjera, BE natyrisht edhe me Gjermaninë. Jemi të përgatitur për të furnizuar të gjitha vendet. Edhe pse autoritetet në Britaninë e Madhe qenë të parët që e kanë lejuar vaksinën, do kihet kujdes për shpërndarje të drejtë të saj, thuhet nga sipërmarrja. Për furnizimin e Britanisë së Madhe do të luajë rol të rëndësishëm qendra prodhuese e Pfizer në Belgjikë, Puurs. Përveç kësaj, Biontech do të prodhojë vaksinën në fabrikat e saj në Mainz dhe Idar-Oberstein. Vitin e ardhshëm do të fillojë prodhimi në fabrika të tjera si në Marburg, që Biontech e ka marrë së fundmi nga koncerni zviceran Novartis.

Deutschland Die Biontech-Zentrale in MainzQendra e Biontech, Mainz 

Edhe sipërmarrje të tjera në Gjermani janë duke u përgatitur për detyrën logjistike herkuliane të shpërndarjes së vaksinës. Kështu për shembull Lufthansa Cargo – jo larg selisë së firmës Biontech në Mainz ka krijuar një Task Force, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me partnerë të tjerë dhe koncerne farmaceutike. Për këtë vit Biontech dhe Pfizer thonë, se do të prodhojnë rreth 50 milionë doza vaksine, vitin e ardhshëm 1,3 miliardë doza. Një biznes me shumë përfitim, po të kujtosh, se çmimi për një vaksinë të dyfishtë me autoritetet amerikane është negociuar në 39 dollarë. Thomas Schiessle thekson se ai “nuk duhet të shumëzohet kaq thjesht me numrin e dozave të vaksinave”. Sepse nga fitimet e ardhshme duhen hequr ndoshta edhe fondet publike mbështetëse. Kështu Biontech në shtator u ndihmua nga qeveria gjermane me një program të posaçëm me 375 milionë dollarë për zhvillimin e vaksinës. Ekspertët presin, që lejet e posaçme të jepen edhe në SHBA më 10 dhjetor, kurse në Europë me gjasë më 29 dhjetor. Por ata rekomandojnë të kihet kujdes. Ajo që duhet vëzhguar ende janë pasojat e mundshme afatgjata të vaksinës. Po ashtu për shkak të kohës së shkurtër të zhvillimit të vaksinës, është ende e paqartë, se sa kohë zgjat mbrojtja nga vaksina dhe nëse mund të përdorët tek fëmijët dhe gratë shtatzëna apo nëse tregon efekt./DW

Next Post
Puna inteligjente, çfarë ofron Hawaii për të punuar “buzë detit”!

Puna inteligjente, çfarë ofron Hawaii për të punuar “buzë detit”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com