• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Binjakët me spektrin e autizmit, bashkëshorti ndërroi jetë”, Rrëfimi prekës i nënës: M’u shkatërrua bota

by A M
21/04/2024 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e ka vendosur Valentinën përpara sprovave tmerrësisht të vështira. Në muajin e ndërgjegjësimit ndaj autizmit, historia e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” rrëfen sa sfiduese është kjo diagnozë, në rastin e saj me dy prej fëmijëve.

Gjatë viteve të trazirave në Shqipëri, Valentina tregon për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ndodhej në Greqi bashkë me familjen kur erdhën në jetë binjakët që sot janë 25 vjeç. Pas thuajse një viti, ajo kuptoi se diçka nuk shkonte dhe analizat treguan se të dy kanë spektrin e autizmit. Kjo nuk do të ishte e vetmja sprovë për familjen pasi bashkëshorti i Valentinës ndërroi jetë papritur.

Valentina: Lindin fëmijët binjakë, vijnë në jetë të dy, ishte gëzim i madh por diku në rritjen e tyre ngecën.

Ardit Gjebrea: Pas sa kohësh?

Valentina: Pas një viti gati. Kisha kuptuar që diçka nuk shkonte me rritjen e tyre, me zhvillimin e tyre mendor sesa fizik sepse fiziku i tyre ishte shumë i mirë. E kisha shprehur edhe te mjekët por më thoshin që mos u shqetëso se janë në rritje dhe mua më shqetësonte më shumë e folura e tyre sepse ata nuk belbëzonin.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që kishte eksperiencën me djalin e parë.

Valentina: Kisha sigurisht eksperiencë. Filluam menjëherë të bënim të gjitha ekzaminimet, të gjitha analizat që duheshin për këtë gjë dhe na thanë që kanë spektrin e autizmit të dy fëmijët.

Ardit Gjebrea: Të dy?

Valentina: Të dy. Aty na u shemb bota. E kemi përjetuar shumë keq. Dihet…

Ardit Gjebrea: Kalvari i gjatë…

Valentina: I vuajtjeve, ato mendonim, si do të jetë rritja e tyre, si do të jetë zhvillimi i tyre, si do të luftojmë ne me ta, si do të ecnim me bashkë me ta? Nuk mjaftoi vetëm kjo, por pas 4 vitesh që kishim marrë diagnozën e fëmijëve, bashkëshorti humb jetën, largohet nga jeta nga një infarkt. Aty jeta ime u shkatërrua e gjitha.

Ardit Gjebrea: E vetme, me tre djem.

Valentina: E vetme, me tre fëmijë sepse njerëzit e mi s’i kisha pranë, nuk dija nga t’ia filloja. Djali i madh e përjetoi shumë keq, ishte në moshën 16 vjeç sepse ishte shumë i lidhur me babain. Pastaj momenti që ai ndërroi jetë, ne e kishim pranë sepse ndërroi jetë në shtëpi./tvklan.al

Next Post
VIDEO/Parakalime të gabuara, ndëshkohen 3 drejtues mjetesh në Elbasan

VIDEO/Parakalime të gabuara, ndëshkohen 3 drejtues mjetesh në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës?

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës?

August 14, 2026
“Reagime histerike dhe jo realiste”- Ambasadori shqiptar në Britani për sulmet e Farage dhe politikanëve të krahut të djathtë: Ndalni gjuetinë ndaj shqiptarëve!

“Reagime histerike dhe jo realiste”- Ambasadori shqiptar në Britani për sulmet e Farage dhe politikanëve të krahut të djathtë: Ndalni gjuetinë ndaj shqiptarëve!

August 14, 2026
VIDEO/ Rusia bombardon me dronë Ukrainën, vriten nëna dhe djali 9 vjeç, plagosen 4 anëtarët e tjerë të familjes! Reagon Zelensky

VIDEO/ Rusia bombardon me dronë Ukrainën, vriten nëna dhe djali 9 vjeç, plagosen 4 anëtarët e tjerë të familjes! Reagon Zelensky

August 14, 2026
FOTO/ Martesa ndryshon Ronaldon, portugezi surprizën dhe shfaqet me ‘look’ të ri në stërvitje!

FOTO/ Martesa ndryshon Ronaldon, portugezi surprizën dhe shfaqet me ‘look’ të ri në stërvitje!

August 14, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Fjala e Rubio-s dhe mësimi që Shqipëria nuk duhet ta lexojë gabim

August 14, 2026
Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

August 14, 2026
Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

August 14, 2026
Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

August 14, 2026
VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

August 14, 2026
Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com