• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bindja Demokratike dërgon në kushtetuese Kodin Zgjedhor, Patozi: Ja çfarë ka shkelur Partia Socialiste

by Ardit Rada
07/10/2020 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bindja Demokratike ka çuar në Gjykatë Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u miratuan pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentare.

Sipas kreut të kësaj force politike, Astrit Patozi, votimi që iu bë Kodit Zgjedhor ishte një akt burracak dhe që binte ndesh me kushtetutën.

Sipas Patozit, Partia Socialiste ka shkelur qartë konceptin kushtetues të barazisë së votës dhe të preferencës së zgjedhësit, të sanksionuara qartë në ndryshimet e 30 korrikut.

Deklarata nga Astrit Patozi:

Bindja Demokratike e konsideron votimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në parlament një akt burracak dhe të papranueshëm të mazhorancës, në ndeshje të qartë më kushtetutën dhe kundër interesit publik, i cili e ka dëmtuar edhe më shumë klimën politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Sipas nesh, ato janë në shkelje flagrante të ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, ndryshe nga sa pretendojnë të tjerë, sipas të cilëve përmes tyre është cënuar marrëveshja e 5 qershorit. Ky qëndrim rrjedh, jo thjesht se kemi qenë gjithmonë kundër kësaj të fundit, por sepse kushtetuta vjen në të gjitha rastet përpara çdo ligji apo marrëveshjeje politike, kushdo qofshin nënshkruesit apo dorëzënësit e tyre.

Ne e konsiderojmë Kodin Zgjedhor, të miratuar në mënyrë të njëanshme, si tradhti të aspiratës së mbi 80 përqind të shqiptarëve, të shprehur qartë pro listave të hapura, më shumë se sa pabesi ndaj disa forcave të caktuara politike, ku, po të doni, mund të fusni edhe BINDJEN DEMOKRATIKE.

Me anë të dredhisë së herësit në llogaritjen e mandateve brenda subjekteve zgjedhore, Partia Socialiste ka shkelur qartë konceptin kushtetues të barazisë së votës dhe të preferencës së zgjedhësit, të sanksionuara qartë në ndryshimet e 30 korrikut.

Por pavarësisht se ndryshimet në Kodin Zgjedhor tashmë janë bërë fakt, ne kemi vendosur të mos e konsiderojmë atë si një çështje të mbyllur, por të vijojmë betejën politike dhe juridike, derisa qytetarët shqiptarë të arrijmë të votojnë realisht, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që zgjedhin.

Në funksion të këtij qëllimi, do t’i drejtohemi mënjëherë Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë, sapo ndryshimet e miratuara të hënën të hyjnë në fuqi.

Për ne nuk ka shumë rëndësi fakti që aktualisht shqyrtimi i saj është i pamundur, pasi jemi të bindur se, kurdo që ajo të nisë funksionimin, nuk ka vendim tjetër për të marrë, përvec se ta rrëzojë Kodin e Edi Ramës.

Për këtë kemi shfrytëzuar mundësinë që na jep kushtetuta, me atributin e një partie politike për një çështje që na intereson drejtpërdrejt, sepse ka të bëjë me zgjedhjet. Ne mendojmë se të gjitha subjektet, që kanë mundësi ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për këtë rast, përveç kryeministrit, do të ishin plotësisht të legjitimuara të bënin të njëjtën gjë, aq e rëndë dhe flagrante është shkelja.

Me anë të kësaj kërkese ne synojmë, në rastin më të mirë, që të shpëtojmë zgjedhjet e 25 prillit nga synimi djallëzor i Ramës, i cili i ka vënë praktikisht drynin listave të deputetëve, ndërkohë që pretendon se teorikisht i ka hapur ato. Ky është një skenar që varet nga koha kur Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale dhe ne shpresojmë që ky afat të mos tejkalohet.

Në rastin më të keq, që Gjykata Kushtetuese të zvarritet qëllimisht nga ata që po e mbajnë peng prej kohësh krijimin e saj, kurdo që ajo të mblidhet, do të vendosë në dobi të vullnetit të qytetarëve shqiptarë për lista të hapura.

Kauza e ndryshimit të sistemit politik dhe çlirimi nga kryetarokracia, si një regjim i korruptuar dhe antidemokratik, ka qenë dhe do të mbetet objektivi kryesor i BINDJES DEMOKRATIKE, që nga dita e themelimit të saj dhe ai do të mbetet i tillë edhe përtej zgjedhjeve të 25 prillit.

Next Post
Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Arrestohet 26-vjeçari në Vlorë, 8 të tjerë u kapën në Itali

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Arrestohet 26-vjeçari në Vlorë, 8 të tjerë u kapën në Itali

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Ku pjerdh Edi per ju or Titi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com