Ka shkuar në 107 numri i të vdekurve nga rrëzimi i vinçit në Xhaminë e Madhe të Mekës.
Së paku 200 persona janë të lënduar në aksidentin që besohet se e shkaktuan erërat e fuqishme dhe vetëtimat. Daily Mail ka publikuar një raport në të cilin thuhet se vinçi i rrëzuar i përket firmës së Bin Ladenit, personi i cili mori përsipër sulmin mbi Kullat Binjake.
Pikërisht në këtë ditë, para 14 vjetësh, në Amerikë u vranë mbi 2 mijë persona nga sulmet me aeroplanë.









