• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bin Laden kishte diçka kundër gjermanëve (Dokument)

by
23/05/2015 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ta detyrojmë të tërheqë trupat nga Afganistani, të bojkotojmë industrinë e automobilave, të frikësojmë gazetarët, por t’u mbushim edhe mendjen gjermanëve se jemi krah tyre. Mos hapni diskutime për Izraelin e Palestinën, sepse janë shumë të ndjeshme! Këto janë disa nga porositë e ish-kreut të Al-Kaedës në lidhje me strategjinë e saj të operimit me shtetin më të fuqishëm në Europë, e cila dukshëm ngjan të jetë e ndryshme nga ajo e sugjeruar për SHBA-në

Përfaqësuesit e shërbimeve sekrete amerikane kanë publikuar më shumë se 100 dokumente, të cilat janë pjesë e materialeve të sekuestruara gjatë bastisjes së ndërtesës ku fshihej kreu i terrorit, Osama Bin Laden, gjatë aksionit për eliminimin e tij në vitin 2011 në Pakistan.

Materialet e shkruara, duke nisur që nga dita e mërkurë e javës në vijim, mund të konsultohen tashmë lirisht online në faqen e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare amerikane ( Office of the Director of the National Intelligence – shih: www.dni.gov). Por ajo që ka ngjallur interes të veçantë publik, përtej thirrjeve për të vrarë amerikanët në mbarë botën, është edhe një dokument që lidhet me Gjermaninë – e që ka të bëjë me strategjinë e AL-Kaedës në lidhje me të.

Image

Disa media gjermane raportonin dje për disa nga pikat kryesore të raportit që lidhej me këshillat apo sugjerimet e ish-shefit të organizatës (deri në atë kohë, më e madhja në botë) terroriste për të arritur synimet që ata kishin në lidhje me shtetin më të fuqishëm në Europë.

Në të parashtrohen disa pika, si:

Synimi i organizatës terroriste: të detyrojë Gjermaninë të tërheqë trupat e saj ushtarake nga Afganistani. Për ta arritur këtë, Osama Bin Laden donte të përdorte shumë taktika. Sipas dokumentit në fjalë, ai arrin në përfundimin se një bojkot ndaj industrisë gjermane të automobilave do ta prekte veçanërisht fort atë vend.

“Në vitin 2008, Gjermania eksportoi mallra në vlerën e 955 miliardë eurove. (…) 40 për qind e ekonomisë dhe një e treta e të punësuarve të saj, janë të varur nga eksportet. Autoindustria është shtylla më e rëndësishme dhe në vitin 2008, ajo zinte 17 për qind të të gjitha eksporteve. Gjermania shihet si motor ekonomik i Europës”, thuhet më tej në “analizën” e Bin Ladenit.

Por nuk janë vetëm prodhuesit e automobilave ata të cilët do të prekeshin nga ky bojkot:

“Një bojkot ndaj autoindustrisë gjermane dëmton atë sikurse dhe industri të tjera të lidhura me të, si BASF, për shembull, koncerni më i madh botëror i industrisë kimike apo dhe sektorin e prodhimit e përpunimit të hekurit e metaleve, të dyja bashkë, sektorë të rëndësishëm në ekonominë gjermane. Një bojkot ndaj industrisë së automobilave gjermane, do të sjellë humbje të vendeve të punës, rritje të taksave e dëme të tjera. (…) Një efekt domino.”

Për të aplikuar këtë bojkot, Al-Kaeda donte të bënte për vete në fillim vende arabe, si Arabia Saudite apo Libia.

Image

Më tej, në materialet e shkruara të sekuestruara nga amerikanët në vitin 2011, pohohet se: “Gjermania ka vuajtur nga kriza ekonomike, shitjet jashtë vendit kanë shënuar ulje. Ata shpresojnë për kompensim në tregun arabik dhe përqendrohen në disa vende që duan të investojnë shuma të mëdha – si Algjeria me 150 miliardë dollarë deri në vitin 2014, Arabia Saudite me 100 miliardë dollarë edhe Libia”.

Taktika e dytë e planifikuar e organizatës së terrorit, sipas dokumentit, është se: gazetarët duhet të frikësohen. Në këtë mënyrë, ata duhet të shtyheshin apo detyroheshin të shkruanin e të ushtronin presion në media për të arritur tërheqjen e Bundeswehr-it (ushtrisë gjermane).

“Nëse mediat do të kenë frikë, barrierat mes të vërtetës dhe njerëzve, do të thyheshin. Nëse ata do të kishin frikë për jetët e tyre, mediat do të shkruanin gjëra që njerëzit do t’i bënin të zgjidhnin ata të cilët do të merrnin vendimin politik për tërheqjen e trupave nga Afganistani.”

Në mënyrë eksplicite, në dokumente përmenden ish-ministri i Brendshëm, Wolfgang Schäuble, dhe shtëpia më e madhe botuese gjermane, “Axel-Springer”.

Image

“Pas publikimit të karikaturave ofenduese ndaj profetit Mohamed në Danimarkë, ministri i Brendshëm gjerman asokohe u bëri thirrje të gjitha gazetave në vend t’i ripublikonin ato. Kjo ka rëndësi, pasi ai është ministri i Brendshëm i vendit me shtëpinë botuese më të madhe në Europë”, thuhet aty.

Në të njëjtën kohë, dokumenti na tregon se si Al-Kaeda bënte përpjekje për të parë apo rritur imazhin e organizatës në Gjermani. Ndryshe nga ç’pritej aty vihej në dukje për shembull se si nxitja e urrejtjes ndaj hebrenjve në Gjermani, duhej shmangur, pasi kjo temë nuk shihej me sy të mirë nga qytetarët gjermanë, e si e tillë, nuk do të jepte rezultat. Terroristët do të përqendroheshin vetëm në përpjekjet për ta detyruar Gjermaninë të tërhiqej nga Afganistani.

“Shmangni të flisni me gjermanët mbi hebrenjtë dhe Palestinën. Kjo në Gjermani është një temë shumë e ndjeshme dhe do ta dëmtojë çështjen tonë.” Grupimi terrorist besonte në fakt se në këtë mënyrë do të fitonte mirëkuptim e simpati ndër gjermanët për të arritur synimet e veta.

“Unë besoj se nëse pohojmë se ne po i qëndrojmë në krah Gjermanisë, vetëm atëherë do të ketë kuptim t’i nxjerrim ata nga Afganistani. Ata do ta kuptojnë pozicionin tonë, dashtë Zoti”, përmbyll ish-kreu i Al-Kaedës.

Zyra e drejtorit të Inteligjencës shpjegoi se materialet e publikuara ishin sekuestruar nga forcat speciale “Navy SEALS” në vendin ku u eliminua fizikisht Bin Laden, në Abbottabad të Pakistanit në maj të vitit 2011. Publikimi i tyre vjen pas një verifikimi tërësor nga ana e autoriteteve qeveritare amerikane, bazuar në një ligj që u miratua në vitin 2014. Shqip

Next Post

Elhaida Dani dhe numri me fat 26-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen

“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen

June 24, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

“E drejta për t’u shprehur është vlerë kushtetuese”, vjen reagimi i parë i Begajt për protestat në Tiranë

June 24, 2026
Reforma territoriale/ “Nuk mund të ketë produkt final pa dëgjuar Tiranën”, Tabaku: Kryeqyteti është bërë i pamenaxhueshëm

Reforma territoriale/ “Nuk mund të ketë produkt final pa dëgjuar Tiranën”, Tabaku: Kryeqyteti është bërë i pamenaxhueshëm

June 24, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 25-të, ja sa është pjesëmarrja

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 25-të, ja sa është pjesëmarrja

June 24, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

June 24, 2026
Reforma Territoriale/ Komisioni thërret Veliajn në dëgjesë më 30 qershor! Pritet vendimi i SPAK për pjesëmarrjen e tij

Reforma Territoriale/ Komisioni thërret Veliajn në dëgjesë më 30 qershor! Pritet vendimi i SPAK për pjesëmarrjen e tij

June 24, 2026
Delegacioni i Kuvendit në Madrid, Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Delegacioni i Kuvendit në Madrid, Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

June 24, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Pse organizatorët u distancuan nga Goxhaj ndërsa protestuesit e mbështesin?

June 24, 2026
Mbahet forumi i Davosit veror me temë “Inovacioni në shkallë”

Mbahet forumi i Davosit veror me temë “Inovacioni në shkallë”

June 24, 2026
Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

Rama i nxjerr videon gazetarit: Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In