• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Biletat s’rriten”/ Balluku për Shoqatën e Transportit: Do ju kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë

by Java News
18/03/2022 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e  Infrastrukturës dhe Energjisë , Belinda Balluku, tha se qeveria do të kompensojë ofruesit e shërbimit të transportit publik qytetas dhe ndërqytetas.

Gjatë takimit me përfaqësues të shoqatës së transportit për të prezantuar Paketën e Rezistencës sociale, Balluku tha se qeveria nuk e pranon rritjen e çmimit  biletave  për transportin publik, e për këtë arsye ofruesit e shërbimit do të kompensohen me 100 lekë për çdo litër naftë.

“Për ne rritja e çmimit të biletës nuk është e pranueshme. Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë qe ju përdorni për transportin tuaj. Kompensimi do bëhet në drejtorinë e tatimeve. Do bëjmë kompensimin real të naftës.

Kompensimi do të vijë nëpërmjet Drejtorisë së Tatimve, duke qenë se ata kanë të gjitha të dhënat. Dhe ne do u referohemi të dhënave nga konsumi që keni pasur një vit më parë, pasi është e pamundur që ne t’i referohemi konsumit aktual. Do kishte vonesë dhe do kishte abuzime.

Kështu që duke u referuar konsumit të një viti më parë dhe Drejtorisë së Tatimeve ne do të arrijmë që të bëjmë kompensimin real të naftës bazuar mbi shifrat që ju keni përdorur në të njëjtën kohë në vitin e shkuar”, tha Balluku.
Balluku u thotë se shërbimi i transportit duhet të bëhet më cilësor, për të tërhequr dhe ata qytetarë që deri më sot janë përdorur automjete.

“Mos harroni që shërbimi juaj të bëhet i mundshëm edhe për ata që deri më sot kanë përdorur automjete. Rritja e cilësisë së shërbimit në këto momente është shumë e rëndësishme. Nëse ata përdorin transportin urban kjo gjë do të sjellë ulje të konsumit të karburantit dhe do të ulte trafikun”, tha Belinda Balluku.

g.kosovari

Next Post
Gara për President të FSHF/ Shakohoxha dhe bashkitë bojkotojnë Asamblenë Zgjedhore të FSHF

Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të Dukës dhe dy zyrtarëve të tjerë të FSHF

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

July 22, 2026
Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

July 22, 2026
Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

July 22, 2026
Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

July 22, 2026
“Shpresojmë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë”, Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE

34-vjeçarja me foshnjën në burg, Begaj kërkon lirimin dhe shqyrtimin e amnistisë personale

July 22, 2026
Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

July 22, 2026
“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

July 22, 2026
Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

July 22, 2026
Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

July 22, 2026
Flakët pushtojnë një sipërfaqe me bar e shkurre në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat e banorëve

Flakët pushtojnë një sipërfaqe me bar e shkurre në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat e banorëve

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In