• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Biletat 40 lekë/ Operatorët të pakënaqur. Bashkia u vendos kushte të forta

by Lorenc Vangjeli
31/12/2015 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi dje të indeksojë çmimin e biletës të autobusëve urbanë, pas disa javë negociatash që Bashkia e Tiranës udhëhoqi me shoqatat e transportit urban, të cilat këto ditë kishin kërcënuar me falimentim, e duke rrezikuar të linin qytetarët pa transport publik në 1 janar 2016.

Vendimi për të indeksuar çmimin e biletës, i cili nuk ishte indeksuar që nga viti 2007, edhe pse sipas ligjit duhej të ishte bërë çdo vit në bazë të inflacionit, është vlerësuar si një zgjidhje e drejtë nga këshilltarët bashkiakë, nisur edhe nga fakti se qytetarët s’mund të liheshin pa transport publik për shkak të falimentit të kompanive private. Ndërkaq, kompanitë e autobusëve janë shprehur vazhdimisht se janë në vështirësi të mëdha financiare, ndërkohë që kanë kërcënuar me mbylljen e autobusëve në 1 janar.

Vendimi për indeksimin e çmimit do të hyjë në fuqi vetëm në muajin shkurt, ndërkohë , indeksimi nuk do të prekë abonetë e studentëve, pra ato do të kushtojnë po njësoj.

Sipas burimeve nga Shoqata e Transportit, kompanitë janë ende të pakënaqura, pasi nuk kërkuan indeksim me inflacionin ndër vite, por rritje reale dhe të menjëhershme të çmimit në 70 lek. Por, rritja e çmimit u refuzua kategorikisht nga Bashkia e Tiranës dhe nuk u mor fare parasysh nga Këshilli Bashkiak, ndërsa sot pritet edhe një reagim nga Shoqata e Transportit të Tiranës.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës i ka vendosur 3 kushte të forta kompanive private të autobusëve:

1.     Shtrirje të rrjetit të autobusëve në të gjithë Tiranën, me 24 njësi administrative, e cila sot është shumë herë më e madhe se ç’ka qenë para 4 muajsh.

2.     Modernizim të shërbimit si nga cilësia e autobusëve, shpeshtësia me të cilën vijnë në secilin prej stacioneve dhe cilësia e shërbimit brenda tyre, pastërtia, ajri i kondicionuar etj,.

3.   Dhe vendosjen e sistemit të biletimit elektronik në transportin urban, në mënyrë që të jetë një shërbim i lehtësuar për të gjithë qytetarët.

Next Post

Viti i Ri/ Traditat, ja 10 gjërat që të sjellin fat në 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In