• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bileta e autobusëve, Veliaj: Ndërprerja e shërbimit do të kishte kosto më të lartë

by A R
01/02/2016 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit Bashkim Hoxha në News 24 sqaroi rritjen e çmimit të biletës prej ditës së sotme. Veliaj tha se rritje do pësojë edhe aboneja.

Sipas tij, çmimi i ri i biletës nuk mund të quhet rritje, por indeksim, gjë që, siç shtoi Veliaj, nuk ka ndodhur në 8 vite. Sipas kryebashkiakut, ky çmim i ri u ndikua edhe nga mungesa e një takse për transportin.

A nuk është ky çmim i ri një rëndesë për qytetarët?

Le t’i marrim gjërat me radhë, situata që trashëguam ishte e rëndë, për 8 vite nuk kishte pasur indeksim të çmimit. Indeksimi nuk është faji i bashkisë, uji, buka janë rritur. Kemi bërë indeksimin e pandodhur.

Nuk është indeksim i lartë 33%?

Na kërkuan një çmim 70 lekë, ne ramë dakord të bëjmë vetëm indeksimin e çmimit. Me gjithë këto arsye kompanitë e autobusëve kanë mbetur të pakënaqur. Por kostoja e ndërprerjes së punës nga autobusët është më e lartë se sa indeksimi i çmimeve. Jam këtu që të marr vendime të përgjegjshme. Mora gjithë baltën politike të atyre që i bënë këto kontrata. Ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si sillen këto kompani. Nuk u ofrua asnjë kompani tjetër për ta bërë këtë shërbim me çmimin ekzistues. Ky është çmimi më i ulët në Ballkan. Shkupi, Podgorica, Prishtina e kanë 70 lekë çmimin e biletës. Nëse kanë më lirë jam gati të jap dorëheqjen. Iu kërkojmë qytetarëve të denoncojnë. Dje u pushua një faturino i dehur..Duam linjën targën dhe orën. Problemi është se ne nuk kemi taksë për transport. Ose do ketë rritje taksash ose indeksim.

Çfarë përmbajnë këto 10 rregulla?

Të respektojnë oraret dhe vendqëndrimet. Inspektor në çdo stacion, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve do të jenë në të gjitha linjat si higjienën, mënyra e sjelljes dhe dhënia e biletës. Ata që flasin nëpër Fuoristrada i them që periferitë e Tiranës e kanë akoma më të rëndë çmimin, Bërzhita, Baldushku.

Erdha në Tiranë me autobusin e linjës, 40 minuta me vonesë, për të arritur deri në r itinerar i ngadaltë. A nuk mund të kryqëzohen linjat?
E kemi të pamundur që të gjithë të zbresim në sheshin Skënderbej

Projekti i parkimit tek sheshi “Rinia” është shoqëruar me akuza të shumta…
Ky vendim është marrë në vitin 2008, edhe për sheshin “Italia” edhe për parkun “Rinia”. Më duket qesharake protesta e dhëndrit të Berishës, i cili me Furoistradë, bashkë me shokët bllokon bulevardin. Zgjidhja është parkim nëntokësor. Këta që thërrasin shkojnë jashtë çdo fundjavë dhe i parkojnë mjetet e tyre në parkingje nëntokësore.

Çështje e debatuar është edhe ajo për hapësirat e gjelbërta. Si është e vërteta për pallatin tek Liqeni?
Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë leje, nuk po them që s’ka leje. Mënyra si funksionon është Këshilli Kombëtar i Territorit. Bëhet fjalë për një ndërtim në tokë private. Jap dorëheqjen nëse dikush thotë se ka marrë lejen tek unë.

Na flisni pak për projektet e bashkisë

Së shpejti do ndërtojmë terminalin e ri të autobusëve. Tek ish- stacioni Trenit nisin punimet për parkingun. Kemi një listë prioritetesh, po e nisim nga kopshtet. Ndërsa për shkollat kemi zgjedhur partneritetin mes publikut dhe privatit, Pra ndërtohen nga privatët dhe bashkia i shlyen më pas.

Next Post

Patozi kundër afrimit me Metën: Ka pasoja të rënda për PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

January 12, 2026
“Gërdeci” kaloi për gjykim/ Çupi: Mediu ka pranuar një krim, sinjal edhe për familjen e Berishës

Mark Gjergji jeton diku në lartësi

January 12, 2026
Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

January 12, 2026
Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

January 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026

January 12, 2026
Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

January 12, 2026
Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

January 12, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

January 12, 2026
Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

January 12, 2026
Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In