• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Bild” paralajmëron Presidentin e Kinës: E kthyet virusin në tragjedi globale, Covid-19 do sjellë fundin tuaj

by Java News
21/04/2020 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i “Bild”, Julian Reichelt, ka reaguar menjëherë pas letrës së Presidentit të Kinës dërguar në ambasadën në Berlin, ku kërkonte që e përditshmja gjermane “Bild” të kërkonte falje për shkrimet dhe sulmet në adresë të qeverisë kineze për çështjen e pandemisë së koronavirusit dhe përballimin e saj.

Në vend të faljes, drejtori i “Bild” i jep një përgjigje të fortë Kreut të Shtetit kinez, teksa ka nisur një tjetër kundërsulm me 5 pika ndaj tij, duke e akuzuar atë si përgjegjës për daljen e koronavirusit nga një laborator në Wuhan.

“I dashur presidenti Xi Jinping”, fillon drejtori i “Bild” në një video të përkthyer dhe në gjuhën kineze, që i është dërguar dhe ambasadës së këtij vendi në kryeqytetin gjerman.

“Ambasada juaj më dërgoi një letër të hapur sepse në gazetën tonë shkruajtëm që do të ishte e drejtë t’i kërkonim Kinës të paguajë për dëmin e madh ekonomik që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në të gjithë botën. Ju lutem më lejoni t’iu jap përgjigje”, nis deklarata e Reichelt.

“Pikë së pari, ju qeverisni me mbikëqyrje dhe kontroll. Ju nuk do të ishit president pa këtë lloj kontrolli. Mbyllët të gjithë gazetat dhe faqet e internetit që kritikuan reagimin tuaj për pandeminë, por jo shitësit ambulantë që shesin supën e lakuriqit të natës. Ju jo vetëm që i kontrolloni qytetarët tuaj, por i vendosni ata në rrezik, së bashku me pjesën tjetër të botës.

Së dyti, mbikëqyrja është një shkelje e lirisë. Dhe një vend që nuk është i lirë nuk mund të jetë kreativ, është një komb që nuk është inovativ dhe nuk krijon asgjë. Ja përse e keni kthyer Kinën në një ndër ekspertët më të mëdhenj të vjedhjes së pronësisë intelektuale. Kina pasurohet me shpikjet e të tjerëve dhe jo të sajat. Arsyeja përse në Kinë nuk ka krijime, shpikje të reja dhe nuk ka inovacion është sepse ju nuk i lejoni të rinjtë e vendit të mendojnë lirisht. Gjëja më e madhe që keni eksportuar ndonjëherë, dhe që askush nuk e donte, ishte koronavirusi.

Së treti, ju, qeveria juaj dhe shkencëtarët e dinit prej kohësh që koronavirusi ishte shumë infektues, por e latë pjesën tjetër të botës në errësirë. Ekspertët tuaj nuk u përgjigjën kur kërkuesit perëndimor kërkonin të informoheshin me atë që po ndodhte në Wuhan. Ishit shumë krenar dhe nacionalist për të pranuar të vërtetën. Mendonit se bëhej fjalë për një fatkeqësi kombëtare që në fakt u transformua në një tragjedi globale.

Së katërti, Washington Post raportoi se në laboratorët tuaj në Wuhan kanë bërë kërkime mbi koronavirusin te lakuriqët e natës pa pasur siguri në nivelet e nevojshme. Përse laboratorët tuaj toksikë nuk janë të sigurta ashtu si burgjet për të burgosurit politikë? Mund t’ua shpjegosh vejushave në zi, fëmijëve, burrave dhe prindërve të viktimave në të gjithë botën?

Së pesti, në vendin tuaj, populli e ka vënë në diskutim pushtetin tuaj, ai po shembet. Keni krijuar një Kinë të papërshkueshme dhe jo transparente. Përpara Covid-it Kina ishte njohur si shtet mbikëqyrës. Tashmë është një shtet që ka infektuar të gjithë botën me një sëmundje vdekjeprurëse. Kjo është trashëgimia juaj politike. Ambasada juaj thotë që nuk jam në lartësinë e traditës së miqësisë mes dy popujve tanë. Imagjinoj që quan miqësi atë që dërgon maska në të gjithë botën. Kjo nuk është miqësi. Do ta quaja imperializëm të fshehur pas një buzëqeshje, një “kalë troje”. Mendon të forcosh Kinën me një sëmundje që eksportuat. Nuk do t’ia dilni. koronavirusi, herët apo vonë, do të jetë fundi yt politik”, deklaron drejtori i “Bild”. /e.s/

Next Post
OFL rinis sot operacionet pas ndërprerjes nga situata me koronavirusin, sekuestrohen 3 makina luksoze

OFL rinis sot operacionet pas ndërprerjes nga situata me koronavirusin, sekuestrohen 3 makina luksoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

February 2, 2026
Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

February 2, 2026
FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

February 2, 2026
A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

February 2, 2026
Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

February 2, 2026
Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

February 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

February 2, 2026
Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

February 2, 2026
Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

February 2, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In