• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bild: Erdogan, shih se çfarë ka kaluar Merkel (FOTO)

by Java News
18/04/2016 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar me zemërim ndaj një satire të përgatitur nga një komedian gjerman.

Ai ka ngritur padi në një gjykatë gjermane, pasi një ligj në Kodin Penal gjerman, që ndoshta nuk është përdorur kurrë, e cilëson si të dënueshëm talljen me kryetarët e shteteve apo qeverive. Megjithatë, që gjykata të niste procedimin duhej leja e kancelares Angela Merkel.

Kancelarja ishte midis dy zjarreve, nga njëra anë liria e shtypit dhe nga ana tjetër marrëdhëniet e brishta me Turqinë, për shkak të krizës së refugjatëve. Në fund, ajo ka vendosur që gjykata ta shqyrtojë çështjen, duke ngjallur zemërim në Gjermani.

Megjithatë, gazeta Bild i ka dalë përkrah, duke i kujtuar presidentit turk shumë raste kur me Merkel është abuzuar, sidomos gjatë krizës greke, por ajo nuk ka ndjekur të njëjtën rrugë.

Bild sjell shkrimin e mëposhtëm:

Njeriu më i fuqishëm në Turqi po vepron gjithmonë e më shumë si një lëkurëhollë që dërgon këdo para gjyqit.

Fushata aktuale ligjore e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, kundër satiristit gjerman Jan Boehmermann, për shkak të një poeme satirike në programin “Neo Magazin Royale”, është vetëm maja e ajsbergut.

Edhe më herët, ambasadori gjerman në Turqi, Martin Erdmann, ishta ankuar për një tjetër satirë, këtë radhë në programin e NDR, “Extra 3”.

Në këtë rast në shënjestër ishte trajtimi i diskutueshëm i lirisë së shprehjes dhe lufta ndaj kurdëve.

Edhe në vendin e tij, Erdogan dërgon në gjyq këdo që e paraqet atë në mënyrë të shtrembër.

“Që kur është bërë president, ai e konsideron si fyerje ndaj kreut të shtetit çdo manifestim publik kundër tij,” bëri të ditur Deutschlandfunk.

Më shumë se 200 herë, avokatët e tij i janë drejtuar gjykatave muajt e fundit.

Madje në pyetje është marrë edhe një 13-vjeçar.

Ky pushtetar i fuqishëm sillet si një mimozë e vogël dhe ndoshta duhet të marrë shembull nga kancelarja Angela Merkel.

Merkel nuk është kryetare shteti, si Erdogan.

Por si shefe qeverie në Gjermani, ajo është njeriu më i pushtetshëm.

Por ajo e ka lëkurën shumë më të trashë se Erdogan, edhe pse ka duruar kaq shumë fyerje.

-Në tetor të vitit 2012, ajo vizitoi Athinën, ku u prit me një shpërthim urrejtje ndaj saj për shkak të situatës ekonomike. “Heil Merkel” shkruante gazeta Proto Thema.

Gazeta Dimokratia shkruante: Merkel po ndërton Rajhun e Katërt.

Gazeta Ta Nea tregonte një karikaturë të Merkel me maskë gazi.

Deputeti Giannis Dimaras e quante Merkel-in një ‘killer’ (vrasëse).

Edhe demonstruesit lëshonin fyerje të rënda ndaj saj.

-Njësoj ndodhi me Merkel në vitin 2012, kur vizitoi Spanjën për shkak të krizës financiare.

-Në vitin 2013 në Qipro, një pllakat urrejtje kundër Merkel, e tregonte atë me mustaqe si të Hitlerit.

-Edhe në Poloni kanë ndodhur të tilla gjëra. Në vitin 2007 një revistë e portretizonte Merkel-in si Hitleri.

-Nëse Merkel do ishte si Erdogan, do e kishte çuar përpara gjykatës edhe miliarderin amerikan, Donald Trump. Ky i fundit deklaroi në vitin 2015, kur ajo u zgjodh Njeriu i Vitit nga revista Time, se Merkel e ka shkatërruar Gjermaninë.

-Edhe brenda në Gjermani, Merkel duhet të tejkalojë kufinjtë e durimit.

-Në krahasim me fyerjet që i bëhen në Gjermani, kjo duket si një episod krejt i padëmshëm. Në vjeshtë të vitit të shkuar, softueri Siri i Apple ishte manipuluar në mënyrë të tillë, sa nëse i kërkoje të dhëna për Angela Merkel, thoshte se ajo është një ‘derrkuce gënjeshtare’ dhe ‘skllave e SHBA’.

Ndoshta për Erdogan, një manipulim i tillë mund të kishte shkaktuar vetëm një gulçim. Ose sërish do kishte vendosur të niste një marshim ligjor.

merkel nazistemerkel protestmerkel greqimerkel nazimerkel gazeta grekemerkel hitlermerkel shitmerkel shtypi polakmerkel

Next Post

Kryeprokurori braizilian: Respektim të Kushtetutës në rastin e Presidentes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In