• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilbilisti torobell Edmond Spaho

by Arben Llalla
11/04/2023 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Llalla

Edmond Spaho është një politikan i vjetër, madje shumë i vjetër, megjithëse nuk ka bërë asgjë që të mbahet mend, nuk ka kryer kurrë një aksion politik, nuk ka hedhur asnjëherë një tezë politike, kurrë nuk ka mbrojtur një filozofi politike. Por, ai është, meqë kohët e fundit është bërë bilbilist. E vetmja gjë, për të cilën do të mbahet mend në historinë politike moderne ky njeri i shkurtër është që në moshën pothuaj 70 vjeç i mbiu bilbili në gojë. E ka mbajtur në gojë me orë të tëra dhe nuk u lodh.

Për këtë gjeti admirimin e udhëheqësit të partisë së tij, ndaj sot ka marrë zemër, ka çelur gojën, madje sulmon të tjerët, ashtu si bëhej dikur për të mbushur dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ka ca pandehma që zotëria ka lidhje të vjetra me ato që sot në anglisht i quajmë “file”. Së fundmi, zotëria sulmon Shpëtim Idrizin për kandidimin e Lajla Përnaskës në garën për Bashkinë e Tiranës. Zonja në fjalë është padyshim një nga gratë më të denja të politikës shqiptare, me shumë vlera, të cilën e mënjanoi partia që kërkon të marrë pushtetin me bilbilin në gojën e Mondit.

Megjithatë, një njeri politik nuk mund të shmanget nga gara. Lajla Përnaska sot garon për Bashkinë e Tiranës, jo si Kandidate e PDIU-së ose si e quan Mondi i bilbilit në gojë partia e çamëve. Asaj i është lehtësuar kandidimi nëpërmjet firmës së deputetit Shpëtim Idrizi. Meqë Mondi me bilbil në gojë qenka mërzitur përse nuk ankohet për Flamurin që e mbajti bilbilin në gojë para tij? A është Flamur Noka, i cili ka firmosur që të garojë komunisti Marko Dajti për Bashkinë e Tiranës? Po pse more Mondi i bilbilit në gojë, kur e bën Flamuri i partisë tënde quhet e drejtë, madje politikë, kurse për Lajla Përnaskën do e quajmë pazar?

Po pse Mondi i bilbilit në gojë a duhet lënë një zonjë e nderuar e politikës jashtë garës, kur ajo dëshiron të provojë veten e mbi të gjitha programin e saj për kryeqytetin? Po Marko Dajtin e komunistëve, ku e çon partia e konservatorëve? Apo shokët e dosjeve të Sigurimit i duam, se ata na e kanë futur bilbilin në gojë që në kohën e shokut Enver?

Next Post
Nis vettingu në Policinë e Shtetit, kush janë 36 drejtuesit e parë që do kalojnë në ‘sitë’

Nis vettingu në Policinë e Shtetit, kush janë 36 drejtuesit e parë që do kalojnë në 'sitë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In