• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Bilbilfryrësit” 2024\Më turp ta denoncosh korrupsionin sesa ta bësh!

by Ben Andoni
05/04/2024 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ngjarjet e fundit, lidhur me korrupsionin në bashki dhe jo vetëm, kanë treguar përveç makutërisë së një grupi (si ky i drejtorëve të 5D) dhe mungesën e instrumenteve parandalues dhe ata sinjalizues. E habitshme sesi në bashki por edhe në institucione të tjera, këto struktura janë krejt pa zë dhe tashmë duken si gjymtyrë parazitare.  Në morinë e skandaleve në vend, lajmet për “Bilbilfryrësit” kanë humbur sepse kjo strukturë është realisht gati inaktive. Kohë më parë, Kuvendi i kërkonte Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, që të kishte vëmendje për zbatimin korrekt të ligjit “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” dhe forcim të rolit të njësive të ngritura. Për fat të keq, veç dezinformimit të madh, që u bë lidhur me ta, duke i paragjykuar dhe akuzuar si fuksa dhe spiunë pak është dëgjuar për ta. Paradoksi shqiptar është se më frikë dhe turp është ta denoncosh korrupsionin përmes “bilbilfryrësve” sesa të bësh korrupsionin e kapur në orët e fundit. Kur lexon përgjimet, që kanë rrjedhur në media, kupton sesi bëhet korrupsioni dhe sa pak frikë ka, për të mos thënë sesi shfaqet cinizmi në dosjet dhe përgjimet e njerëzve të bashkisë. Në raportin vjetor të vitit 2021, ILDKPKI raportoi se ekzistonin 362 njësi përgjegjëse në sektorin publik, si dhe 527 njësi përgjegjëse sinjalizuesish në sektorin privat të cilat duhet të raportonin. Ato shumë pak sinjalizime ishin në Bashkinë e Tiranës (6 raste sinjalizimi), Bankën Qendrore (një rast, që ishte tërhequr pastaj), Drejtoria e Burgjeve (2 raste), kurse në bashkitë e tjera pothuaj nuk ekzistonin. Të dhënat e fundit nuk janë të përditësuara nga autori, por fakti është se “Ligji i Sinjalizuesve” ka dështuar sepse tek ne është e vështirë të denoncosh, ndërsa është më e thjeshtë ta bësh korrupsionin. Ekspertët, në dalje të ndryshme publike, kanë renditur një sërë shkaqesh, që e kanë dështuar, prej frikës së hakmarrjes por edhe mosbesimi ndaj institucioneve. Fatkeqësisht, interesi publik preket në çdo moment, kurse më keq se kaq, njerëzit kanë humbur besimin, por më keq akoma: mungesa e ndëshkimeve dhe kultura e pasurimit të pamerituar i bën shumë personazhe që tashmë ta quajnë se u përket kjo kamje, e pamerituar! Të mjafton të shikosh rrjetet sociale, sesi e paraqesin jetën e tyre në luks të frikshëm, që është në përpjestim të zhdrejtë me rrogat zyrtare e kupton se si është sot kjo kulturë. Edhe Heminguejt nuk i shpëtoi ky fakt për vendin e vet, kur te libri i tij i famshëm “Për kë bie kambana” do të shkruante diku: “Ai nuk u kujdes për gënjeshtrat në fillim. I urrente. Pastaj më vonë ai filloi t’i pëlqente. Tashmë, ishte pjesë e të qenit i brendshëm, edhe pse ishte një biznes shumë korruptues”.

Ligji për “sinjalizuesit” hyri në fuqi, më 1 tetor të vitit 2016 për sektorin publik dhe më 1 korrik të vitit 2017 për sektorin privat. Paradoksalisht, përkundër trumbetimit si një prej akteve normative më të rëndësishme antikorrupsion nuk ka dhënë ndonjë rezultat të spikatur, qoftë në administratën publike ashtu edhe sektorin privat. (Javanews)

Next Post
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Zamir Dule nuk ishte një mall, ky është faji i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In