• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci/ Rënie e infektimeve, por rritje e fataliteteve. Ja situata në spitalet COVID në vend

by
28/11/2021 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata pandemike në vend mbetet në shifra thuajse të njëjta. Dy javët e fundit kanë shënuar rënie të infektimeve. E tillë paraqitet situata në vend nga COVID-19, teksa fatalitetet janë rritur.

Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë një bilanc të situatës për “BalkanWeb” teksa ka raportuar nga spitali COVID 3, aty ku një ditë më parë njëra nga dhomat u përfshi nga flakët.

“Nëse llogarisim dy javët e fundit kemi 5637 infektime në raport me 7775 infektime që kishin dy javët e para të nëntorit. Ka mbi 1000 infektime më pak në raport me të njëjtat thuajse testime. Dallimin e bën vetëm numri i fataliteteve. Kemi 38 fatalitete më shumë në harkun e dy javëve të fundit në raport me dy javët e para. Nga data 1 deri në 14 nëntor janë regjistruar 61 fatalitete nga COVID-19 në mesin e të shtruarve në dy spitalet COVID, ndërkohë që nga 14 deri më 27 nëntor ka 99 viktima, mesatarja 7 viktima në ditë. Ky fakt përbën një shqetësim shumë të madh. Nuk ka ndryshuar numri i shtretërve në të dy spitalet COVID, 150-160 të shtruar gjatë gjithë kësaj periudhe”, tha Skëndaj.

Ajo që mbetet si problematikë e shtuar tashmë është ardhja me vonesë në spital. “Pasi pacientët janë kuruar më parë në shtëpi duke u trajtuar me medikamente bazë dhe spitalore dhe më pas shkojnë në spital me mbi 50% mushkërisë së prekur. Në mesin e viktimave në dy javët e fundit, ka pasur dhe persona të vaksinuar me të dyja dozat si të Coronavax ashtu dhe Pfizer. Në mesin e të shtruarve 15-20% e tyre janë të vaksinuar me një dhe dy doza, ndërkohë që pjesa tjetër janë të pavaksinuar dhe në asnjë rast nuk ka asnjë person të riinfektuar dhe në gjendje të rëndë. Të gjitha format e riinfektimeve me COVID-19 në Shqipëri, janë të gjitha raste të lehta dhe të moderuara. Nga të dhënat dhe një përllogaritje e situatës rezulton që jemi në të njëjtat shifra, 16% e shkallës së pozitivitetit. Incidenca mbetet thuajse në të njëjtat vlera. Kemi 232 infektime për 100 mijë banorë me një rënie të lehtë në krahasim me dy javëshin e parë të nëntorit, kur kishim 277 infektime për 100 mijë banorë. Sa i përket urgjencave ditore, mbeten thuajse të pandryshuara. Në një ditë normale 15:20 urgjenca mjekësore. Urgjencat e rënda marrin fillimisht trajtim në COVID 1 dhe më pas kur gjendja përmirësohet pacientët transferohen në COVID3”, tha gazetari.

Sa i përket zjarrit të një dite më parë, sot situata në COVID-3 është shumë normale.
“Vetëm një prej dritareve e mbyllur, aty ku ra zjarri. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e menjëhershmë, pasi nëse nuk do ishte vepruar menjeherë mund të ishte përhapur në gjithë spitalin. Dyshohet që zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga një rezistencë e lënë ndezur.
Një shqetësim vjen nga drejtuesit e autoambulancave spitalore, 16 prej tyre nuk e kanë marrë bonusin e veçantë që jepet për COVID-19 prej tre muajsh. Bëhet fjalë për drejtuesit e ambulancave që transportojnë pacientë me COVID-19 ose viktima nga COVID-19. Janë trajtuar me bonus gjatë pandemisë, por në tre muajt e fundit ky bonus iu është ndërprerë”, raportoi gazetari Erjon Skëndaj.

/b.h

Next Post
Cili është ‘aleati’ i Berishës i përfshirë në korrupsion madhor sipas DASH: Fatmir Mediu apo Ilir Meta?

Cili është 'aleati' i Berishës i përfshirë në korrupsion madhor sipas DASH: Fatmir Mediu apo Ilir Meta?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In