• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bilanci për vitin 2016/ Qindra çështje në Gjykatën e Tiranës për veprën e armëmbajtjes pa leje

by Java News
06/01/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armëmbajtja pa leje është nga veprat penale që shënon numrin më të vogël të çështjeve në Gjykatën e Tiranës, si krim më vete, ndërsa në bashkëveprim me veprat e tjera penale shënon shifra shumë herë më të larta.

Kështu, për vitin 2016, armëmbajtja pa leje shënoi vetëm 12 çështje si vepër më vete. Por, po të llogarisim çështjet për vrasje, plagosje, kërcënime apo edhe kultivime të lëndëve narkotike, që janë kryer me armë zjarri pa leje, atëherë rezulton se janë të paktën 80 çështje, ku armëmbajtja pa leje ka qenë e pranishme në dosjet e gjykuara nga Gjykata e Tiranës.

Duket se fluksi më i madh i çështjeve për armëmbajtje pa leje ka qenë në muajt e fundit të vitit të kaluar, pasi nga 12 çështje të regjistruara për gjykim, vetëm 4 prej tyre kanë përfunduar gjykimin, ndërsa pjesa tjetër do të bartet për vitin aktual.

Masat e dënimit për të pandehurit e shpallur fajtorë për armëmbajtje pa leje kanë vijuar nga disa muaj deri në një vit burgim, për rastet kur arma u është gjetur në banesa. Ndërsa për rastet kur arma u është gjetur në trup, masat e dënimit kanë qenë mbi 2 vite burgim./tch/a.k

Next Post
Parashikimi/ Mjeku infeksionist: Epidemia e gripit largohet pas javës së tretë të Janarit

Parashikimi/ Mjeku infeksionist: Epidemia e gripit largohet pas javës së tretë të Janarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com