• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bilanci për afro 2 vite vetting/ 80 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar, 21 të larguar dhe 3 të kallëzuar në Prokurori

by Java News
09/10/2019 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të vitit 2017, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, nisi zyrtarisht verifikimin e trefishtë të mbi 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale. Deri më tani janë verifikuar ¼ e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga të cilët mbi 80 janë shkarkuar nga detyra kryesisht për shkak të pasurive të paligjshme, por edhe për lidhjet me krimin dhe vendimet arbitrare, ndërsa kanë dhënë 21 subjekte, për t’i shpëtuar Vetingut. Që nga fillimi i procesit të rivlerësimit dhe deri më sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar në prokurori vetëm dy raste, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj si dhe ish-kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha.

“KPK ka referuar pranë organeve kompetente dy raste, ai i z. Besnik Imeraj dhe z. Petrit Fusha. Ju garantojmë se edhe në vijimësi të punës sonë, nëse nga hetimi administrativ për cilindo subjekt rivlerësimi që do të evidentohen elementë të veprës penale, Komisioni, do t’i referojë pranë organeve kompetente sipas legjislacionit në fuqi”, thotë KPK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi për të dy subjektet procesin e kontrollit, por ata dhanë dorëheqjen para se të dinin para Komisionit të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit. Me sa duket, trupat gjykuese të KPK kanë konstatuar paligjshmëri dhe elemente të veprave penale gjatë verifikimit të pasurisë së sy subjekteve, ndaj i kanë referuar materialet në prokurori. Ndërkaq, në prokurori si i pandehur përfundoi edhe ish-anëtari Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Thanza kishte fshehur një dënim në Itali për grabitje dyqanesh, fakt i konstatuar nga Komisoni i Pavarur i Kualifikimit. Më pas prokuroria kërkoi 1.6 vite burg për ish-gjyqtarin Thanza, ndërsa gjykata e dënoi me 9 muaj burg, dënim i cili u dënua me 18 muaj shërbim prove. Pra, dy vjet nga veprimi i ligjit të Vetingut, kemi vetëm të dy subjekte të kallëzuara dhe një të dënuar. Ky bilanc negativ ka detyruar Bundestagun gjerman t’i vendosë kusht Shqipërisë ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme” pas çeljes së negociatave.

I gjithë procesi i Vetingut është ndërtuar vetëm për një qëllim: Identifikimin dhe largimit nga sistemi të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, pa asnjë pasojë penale. Për ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar janë parashikuar organet e SPAK-ut, të cilat do të veprojnë të pavarura nga Vetingu, ndonëse mund të marrin indicie për të nisur hetime. Madje, Kushtetuta e ndryshuar në korrik të vitit 2016, në pikën 2 të nenit ‘DH’ ndalon përdorimin e provave të gjetura gjatë procesit të Vetingut në një proces penal ndaj gjyqtarit apo prokurorit. (Shqiptarja)/l.m

Next Post
Mazniku i përgjigjet PD-së: Drejtësia është rruga që kam ndjekur

Mazniku: Botanikun do ta bëjmë si Parku tek Liqeni, kopshti ishte kthyer në vend ku rojet marrin 5 mijë lekë për foto çifti

Comments 1

  1. Fatjon says:
    7 years ago

    Aha kot fare dmth… nga 101 gjyqtare e prokurore te larguar vetem 3 keni cuar ne prokurori!
    Tani te dalin e sqarojne: o vetingu eshte tallje trapi ose ndoshta po presin te pastrohet dhe prokuroria!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

September 17, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

September 17, 2026
Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

September 17, 2026
Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

September 17, 2026
Eksportet ngrenë kokë, nafta e nxjerrë nga fushat e Patos-Marinzës “shpëtoi” tregtinë e jashtme në mars

Shqipëria blen, por shet pak! Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%

September 17, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com