• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci për 1 javë: 154 persona të arrestuar, 24 të shpallur në kërkim

by Java News
30/10/2022 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës, ku sipas shifrave të publikuara, janë proceduar penalisht 441 qytetarë, janë arrestuar 154 të tjerë, ndërsa 24 janë shpallur në kërkim.

Gjatë kësaj jave, është bërë i mundur lokalizimi dhe kapja e 27 personave në kërkim, nga të cilët 26 janë në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, 7 thika, 1 dorezë dhe 1 shkop si i Policisë.

Gjatë kësaj jave janë finalizuar 32 operacione policore dhe 1 megaoperacion, për goditjen e paligjshmërive në fusha të ndryshme.

Njoftimi i Policisë:

54 shtetas të arrestuar, 16 shtetas të shpallur në kërkim dhe 127 shtetas nën hetim, si rezultat i 2 fazave të megaoperacionit antidrogë “Knock Doën”, të zhvilluar nga DVP Korçë. Kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri dhe sende të tjera të kundërligjshme, të sekuestruara gjatë 2 fazave të këtij megaoperacioni.

1 ton e 162 kg lëndë plasëse, 3815 kapsolla elektrike, të sekuestruara dhe 6 shtetas të vënë në pranga, si rezultat i finalizimit të operacionit “Toka e artë”, nga DVP Dibër. Operacioni goditi përdorimin e tregtimin e kundërligjshëm të lëndëve plasëse dhe informalitetin.

Ka vijuar megaoperacioni “Kuito”. Policia e Vorës vuri në pranga një 46-vjeçar, i cili lëvizte me dokumente të falsifikuara, me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi ishte i kërkuar si pjesëtar i një grupi kriminal që dyshohet se do të trafikonte drejt vendit tonë, 137 kg kokainë, në vitin 2019.

Gjatë operacionit “Neutralizimi”, në Vaun e Dejës, u neutralizua dhe u vu në pranga, një 49-vjeçar me rekorde të theksuara kriminale, për krime ndaj personit dhe armëmbajtje pa leje, i cili hapi zjarr ndaj shërbimeve të Forcës Speciale RENEA.

Në kuadër të operacionit “Lokalizimi”, në Pogradec, u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar.

Në fushën e narkotikëve janë finalizuar një sërë operacionesh, si rezultat i të cilave janë goditur 23 raste në të gjithë vendin. Janë sekuestruar sasi të drogave të llojeve të ndryshme, si dhe 38 automjete, 7 peshore elektonike, 49 celularë dhe shuma parash.

Në fushën e krimit ekonomik dhe financiar në të gjithë vendin, janë goditur 42 raste, nga këto 6 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme, në Vlorë, Tiranë dhe Korçë.

Gjatë 2 fazave të operacionit “Fasada”, në Elbasan, janë konfiskuar pasuri me vlerë 3 000 000 euro, që burojnë nga veprimtari kriminale, si dhe është vendosur sekuestro preventive për pasuri të tjera, me vlerë 400 000 euro.

Nga DVP Tiranë janë zhvilluar 8 operacione për evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Si rezultat i operacioneve, janë vënë 9 shtetas në pranga dhe janë sekuestruar 9 aparate celulare.

Janë finalizuar 8 operacione policore, në Gjirokastër, Korçë dhe Fier, për goditjen e transportimit kundrejt fitimit, të emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. 9 shtetas janë vënë në pranga për këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, janë evidentuar dhe goditur 23 raste të krimeve mjedisore dhe janë trajtuar ligjërisht 32 raste të dhunës në familje.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 631 leje drejtimi, nga të cilat: 498 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 91 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 42 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Përmes përdorimit të alkool-testuesve dhe si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta: 25 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 19 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 7 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 4 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

•Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 13 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe 2 shtetas për “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.

Next Post
Arkivi i Kadastrës së Lushnjës kalon 100% online! Në Tiranë e Durrës, 5.5 mln dokumente të skanuara

Arkivi i Kadastrës së Lushnjës kalon 100% online! Në Tiranë e Durrës, 5.5 mln dokumente të skanuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com