• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bilanci në botë nga COVID/ Mbi 126 mln të infektuar, ndërrojnë jetë 2.7 mln të tjerë. Gjermania pritet të shpallë Francën një zonë me rrezik të lartë

by Java News
26/03/2021 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

-Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar 126,089,141 persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 2,767,726. 

Sipas worldometers 101,743,702 njerëz e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 67,046 persona, duke e çuar numrin në total mbi 30 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,165 njerëz dhe numri në total ka shkuar 559,744.

Brazili renditet i dyti ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 97,586 persona të infektuar dhe në total ka arritur 12,324,765 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 2,639 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 303,726.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia janë në izolim.

Gjermania pritet të shpallë Francën një zonë me rrezik të lartë për koronavirusin. Ky vendim do të merret për shkak të lartë të rasteve të infektimit në Gjermani, raporton The Guuardian.

Ndërkohë Ministria gjermane e Shëndetësisë njoftoi të enjten se personave që fluturojnë në Gjermani do t’u kërkohet t’i nënshtrohen testimit të koronavirusit që nga mesnata e së dielës, 28 mars.

Udhëtarëve do t’u kërkohet të bëjnë një test COVID para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrezikut të koronavirusit në vendin e tyre të origjinës. Linjat ajrore do të pranojnë në bord vetëm pasagjerë me dëshmi negative të testit COVID.

Australia ka shënuar  rastin e parë të infektimeve në vend që prej një jave, duke bërë që qeveria të shtojë masat parandaluese.

Moderna ka vonuar dërgimin e 590,400 dozave të vaksinës në Kanada. Kolumbia ka aprovuar përdorimin emergjent të vaksinës Covid-19 Johnson & Johnson.

g.kosovari

Next Post
Tre ‘shokët’ qarkullonin me 1.5 kg kokainë por s’i shpëtojnë policisë/ Si u kapën mat me “mallin” në kroskot

Tre ‘shokët’ qarkullonin me 1.5 kg kokainë por s’i shpëtojnë policisë/ Si u kapën mat me “mallin” në kroskot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com