• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bilanci/ Në 8 muaj hetohen 243 policë në Shqipëri, 61 u arrestuan. Mes tyre Jeton Lami, shoqëroi me makinë Martinajn

by Java News
04/09/2022 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë këtyre 8 muajve Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka çuar në prokurori për t’u hetuar 243 efektivë të sektorëve të ndryshëm në të gjithë vendin.

Krahas tyre, në organin e akuzës po hetohen edhe 4 punonjës të Gardës së Republikës.

Referuar raportove mujore të AMP-së, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar me masa sigurimi dhënë nga gjykata, 61 punonjës policie. Kryesisht, ata dyshohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, por edhe për vepra të tjera penale, si mosveprim, apo veprime arbitrare.

Vetëm në muajin gusht, kjo Agjenci dërgoi për t’u hetuar në prokurori 26 efektivë të Policisë së Shtetit. Ndërsa gjykatat dhanë 5 masa sigurie për efektivët e hetuar, nga të cilët 4 ishin arrestuar në flagrancë dhe një tjetër u arrestua pasi ishte me masë sigurie arrest në burg.

Dy nga rastet më të bujshme të arrestimit të efektivëve gjatë muajit të kaluar, ishte arrestimi i efektivit të Operacioneles, Jeton Lami i akuzuar për sh[përdorim detyre, si person që ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinajn.

Ndërsa në fillim të gushtit u arrestua komisari i Elbasanit Arjan Tase, pasi me gomonen që drejtonte, vrau 7 vjeçaren Jonada Avdia në plazhin e Potamit.

Në raportin e APM-së, citohet se gjithsej në muajin që lamë pas, kjo Agjenci ka trajtuar 134 ankesa. Numrin më të lartë të tyre e mbajnë ankesat për shkeljet që kanë kryer efektivët e Rendit dhe Sigurisë Publike.

Janë trajtuar për këtë kategori 51 ankesa. Lista e ankesave pasohet nga Policia Rrugore, ku janë trajtuar 46 ankesa. 29 ankesa të tjera janë trajtuar për efektivët e Hetimit të Krimit dhe për pak për sektorët e tjerë.

RAPORTI NË 8 MUAJ

243 efektivë policie në hetim
4 punonjës të Gardës në hetim
61 efektivë policie të arrestuar

134 ANKESA TË TRAJTUARA

51 ankesa për strukturën e Rendit e Sigurisë Publike
46 ankesa për strukturën e Policisë Rrugore
29 ankesa për strukturën e Hetimit të Krimit
7 ankesa për strukturën e Kufirit dhe Migracionit
1 ankesa për strukturën e Shërbimeve Mbështetëse./m.j

Next Post
Pirro Dhima: Unë jam grek, çfarë po më pyet e po më pyet përsëri?

Pirro Dhima reagon pas akuzave: Shqiptarët më trajtojnë si tradhëtar. Gjoza është një person rrëmujë, s'kemi nevojë për të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In