• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci i ndryshimeve parlamentare, si lëvizën deputetët në 4 vitet e fundit

by Java News
24/06/2017 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në qershor 2013 mbi 1.7 milion qytetarë kanë votuar për 140 deputetët e parlamentit të ri. Nuk janë zgjedhur me votë direkt (individi), por indirekte (listat shumë-emërore të partive).

Megjithatë, në tërësinë e tyre qytetarët e kanë ditur se cilët janë “në krye të listës”, pra cilët kanë shanse për tu zgjedhur. Mbi këtë bazë është bërë fushata dhe votimi. E majta e bashkuar 4 vite më parë, fitoi 993 mijë vota dhe 83 deputetë permes aleances për Shqipërinë Evropiane me 39 parti.

Partitë e djathta 24 parti krijuan Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, dhe fituan 680 mijë vota dhe 57 deputetë. Dy partitë e reja politike, FRD dhe AKZ fituan rreth 40 mijë vota, por nuk siguruan asnjë mandat parlamentar. Më 2009 socialistët udhëhiqnin koalicionin me vetëm 10 mijë vota diferencë nga PD, katër vjet më vonë diferenca u bë 16 herë më e lartë.

Pas 4 vitesh bilanci i ndryshimeve parlamentare është drastik: një e treta e deputetëve ose 42 nga 140 deputetë të votuar më 2013 janë ndryshuar. Ka pasur 2 raste të ndarjes tragjike nga jeta të deputeteve Olldashi dhe Kadeli, pa llogaritur ndryshimet në radhët e listës fillestare fituese si pasojë e vendimit politik për ndarjen e mandateve deputet – ministër (jo për të gjithë ministrat!).

Gjatë 4 viteve ka pasur dorëheqje për shkak të kandidimit për kryetar bashkie më 2015, por ka pasur edhe raste të dorëheqjeve për arsye të tjera, kryesisht kërcënimeve ose pazareve politike lokale e qendrore. Vetëm deputetët e qarkut Korçë i kanë qëndruar “besnik” elektoratit të tyre, të gjitha qarqet e tjera kanë pësuar ndryshime.

Ka pasur kandidatë që kanë dhënë dorëheqje nga posti për të konkurruar pa sukses për një post tjetër (Turku apo Shehu të PD), ka pasur disa kandidate gra në qarqet Lezhë e Durrës që kanë dhënë dorëheqje “vullnetarisht” nga kandidimi për t’i lënë vendin një mandati burrëror, siç ka pasur rekord ndryshimesh në rastin e Lezhës, ku pas konsumimit të listës së PS mandati i fundit i ka kaluar partisë tjetër aleate në koalicion, LSI-së.

Ka një rast të vetëm të dorëheqjes përfundimtare nga politika, një rast penalizimi nga Gjykata Kushtetuese, një rast dorëheqje për të marrë një mandat tjerë si “i pavarur”, si dhe një rast dorëheqjeje për shkak të një ngjarje tragjike familjare. Gjithashtu kemi pasur tre dorëheqje për shkak të de-kriminalizimit, si dhe dy shkarkime për të njëjtin motiv, – shifra më e lartë në historinë e pluralizmit prej 1991. shqiptarja.com

ma.me
Next Post
Aksioni i radhës e policisë, 2 mijë gjoba për celular “në timon”

Një studente ka fituar gjyqin me Policinë për një gjobë të konsideruar si të padrejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In