• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci i “zbulimit” të privatësisë!

by Rudina Koromani
16/12/2023 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm se nuk është postuar në mediat sociale – nuk do të thotë se nuk keni një jetë sociale.
Bilanci i “zbulimit” të privatësisë!

Nga Rudina Koromani

Gara e jetës është më komplekse nga sa kategorizimet bardh e zi “Fitues”/“Humbës” nënkuptojnë, teksa mendojmë se jeta e secilit prej nesh përbëhet nga një sërë garash që zhvillohen njëkohësisht në terrene shumë të ndryshme dhe me lloje të ndryshme kupash dhe medaljesh në formë e përmbajtje.

Dikush garon për para, dikush për famë, dikush për prestigj por shumë prej nesh ndodhen në gara jo më më pak të rëndësishme: ringritja nga një ngjarje e hidhur jetësore, rehabilitimi nga një sëmundje, vetëpëmbajtja përballë një zhgënjimi, mbulimi i një thashethemi apo skandali për një mik të dashur, një familjar sakrifikues që jep dashuri tek fëmijët e tij përtej lodhjes së përditshme fizike apo dikush që i buzëqeshësh jetës me mirënjohje edhe kur është gjunjëzuar nga vështirësitë.

Sakaq, kemi dhe garat moderne të kohëve që po përjetojmë, siç janë garat për Sukses të menjëhershëm, të Imazhit perfeksion dhe trendet e postimeve në mediat sociale, ku Privatësia po shitet me çmime marramëndëse, suksesi i të cilave matet sipërfaqësisht prej numrit të ndjekësve. Do kalojnë dekada e pasojat e këtyre trendeve do studiohen më mirë lidhur me implikimet klinike që kanë drejtpërdejt në jetën e individit, por për momentin le të ndalemi këtë fundviti për të bërë bilancin e “zbulimit” të privatësisë së tyre.

Thuhet se privatësia e dikujt lidhet me jetën intime dashurore të tij, me të ardhurat financiare dhe planet që bën për të ardhmen. E teksa shumë thënie filozofike mijëra vjeçare rekomandojnë privatësinë e këtyrë tre aspekteve duke u konsideruar “të shenjta personale”– publikimet në median e shkruar dhe atë vizive sa vijnë e zbulojnë gjithnjë e më shumë “sekrete të tilla”, sidomos për personat publikë, ndonëse këta të fundit ja kanë marrë dorën tashmë duke aktruar më së miri “ të vërtetat” private të jetës së tyre – duke treguar atë që duan të thonë: “JLo puthi Benin me pasion…apo u mërzit kur ai përqafoi ish të dashurën”.

Fenomeni nuk kufizohet vetëm tek personat e Njohur Publikë, të cilët kanë marrë parasysh kostot e zbulimit të privatësisë së tyre për hir të profesionit që kanë, ku të jesh person publik të kushton privatësinë personale. Trendi i “të treguarit të gjitha” përmes postimeve të mediave sociale ka përfshirë shumëkënd, të moshave të mëdha e të vogla, Facebook apo Tik Tok, Instagram apo Twitter. Më problematikë e jashtë kontrollit me postimet publike duket se janë ata/ato me çrregullime psikologjike, të cilët as nuk janë të vetdijshëm që i kanë këto probleme.

Përtej arsyeve të publikimeve dhe problemeve që janë dhe nuk janë pas këtyre individëve, cila është kostoja e tyre?

Paragjykime, thashetheme, zhurma titujsh e lajmesh, fajësime të vërtetash e të pavërtetash, diskriminime, racizëm e ndasi në rritje, komente agresive ofenduese e në aspektin klinik individual: episode psikotike, çrregullime ankthi, depresion i rënduar klinik, vetvrasje, konflikte, vrasje e ndarje/divorce që shoqërohen pothuajse gjithmonë me gjëndje të rënduar psikologjike të cilat shtohen e shtohen…

Ja vlen?

Vetëm se nuk është postuar në mediat sociale – nuk do të thotë se ju nuk keni një jetë sociale.

Të zgjedhësh të ruash privatësinë tënde, duke i përdorur mediat sociale në funksion të përmirësimit të punës e jetës përmes mosshfaqjes së privatësisë – thjesht ke zgjedhur të mos ja japësh askujt privilegjin për jetën tënde, duke shijuar plotësisht jetën që të përket vetëm ty. Të vijosh jetën me qetësi e të realizosh çdo objektiv të vendosur duke u ndjerë të vetmjaftueshëm, pa u mburrur, i kursen vetes paragjykime të kota konfliktuale e ofenduese nga individë që nuk dinë aspak për jetën e tënde e për vuajtjet e tua.

Ka një ndryshim të madh mes privatësisë dhe fshehtësisë/sekreteve… Të arrish të dallosh ndryshimin mes këtyre dy termave bën dhe diferencën për cilësinë e jetës për secilin prej nesh.

Fshehja e informacionit dallon nga dëshira për të qënë i pavëzhguar që nënkupton Privatësia, dhe lidhet specifikisht me ndjesitë e TURPIT dhe FRIKËS për tu paragjykuar. Një person mesatarisht mban 13 sekrete në çdo moment, pesë prej të cilave nuk ia ka zbuluar kurrë një personi tjetër, tregojnë gjetjet e hulumtimit me qasje psikologjike të studjuesit Slepian, 2017.

Ndërkaq, privatësia, e përkufizuar si ” një e drejtë individuale për t’u lënë vetëm”, lidhet me dikë që krijon përvojën e tij jetësore pa perspektivën e syve të dikujt tjetër mbi të.

Por kujdes, nuk duhet ngatërruar “privatësia” që personat VIP shesin e fitojnë të ardhura financiare me privatësinë e vërtetë të individit, të cilët duke modeluar/ “gëlltitur” pavetdijshmërisht trendet moderne, jo vetëm që janë shumë larg të të qënurit Open- siç disa syresh pretendojnë se janë “IN”,të cilët, të futur si somnabul në ujra të panjohura, rriskojnë shëndetin e tyre mendor në terma afatgjatë .

Ashtu si nevoja për ndërveprim social përbën domosdoshmëri për të qëndruar të lumtur dhe të shëndetshëm, gjithashtu dhe nevoja për një shkallë të caktuar privatësie është shumë e rëndësishme për të mirëfunksionuar. Duke marrë parasysh se njohja e vetes mundësohet me të qëndruarin vetëm dhe larg syve të të tjerëve, kërkimi i privatësisë merr shumë rëndësi për mbajtjen e balancave të marrdhënieve tona sociale, ku ndarja e tepërt e informacioneve private mund të jetë një çështje kufijsh që shkakton gjithmonë probleme.

Zbulimi i informacioneve private me të tjerët, kërkon domosdoshmërisht krijimin e marrdhënieve të shëndetshme më të tjerët. Por, a ndodh kjo? Ndaluni për një moment në vrapin tuaj të përditshëm e në garat personale dhe mendoni: Sa të shëndetshme i keni marrdhëniet tuaja me të tjerët? A ja vlen ndarja e privatësisë tuaj teksa mendojmë rëndësinë e mirëqënies tonë?

Askush nuk mund të jetë fitues në çdo gjë. Edhe ata që na duken se i kanë marrë të gjitha trofetë, në të vërtetë kanë vuajtur e vuajnë humbjet në gara të tjera të jetës së tyre, për të cilat zakonisht nuk flitet shumë duke i fshehur e zhdukur çdo gjurmëtë tyre.

Nëse dikush nuk mund të jetë fitues në gjithçka, rrjedhimisht nuk mund të jetë humbës në gjithçka. Kur dështojmë në një provë të jetës, kemi mundësi të rikuperojmë fuqitë e të aftësoshemi për një garë që as vet ne nuk e dimë se do ta fitojmë. Garat për famë e para mund të jenë të pamundura për dikë, por gara për një gjumë më të mirë pa ankth, për të mbajtur veten sa më shëndetshëm, për të bërë të lumtur familjarët tanë apo për të falur një miqësi pa kushte është e hapur gjithmonë për këdo e në çdo kohë.

Ti nuk je në garë me asnjë, përveçse me veten tënde… të arrish të thyesh e zgjerosh limitet e vetes tënde duke e rritur atë vazhdimisht nën një mirëqënie të shëndetit mendor e fizik të jep trofeun për të cilën duhet të ndihesh Fitues. Ndonëse secili bën bilancet e veta për zgjedhjet që bën, duke i marrë apo jo parasysh kostot, vendosja e prioritetit të mirëqënies psikologjike prevalon mbi çdo arritje: kur arrijmë të kemi paqe e dashuri brënda vetes, kur arrijmë të mbajmë sensin e humorit edhe pas një gjunjëzimi, kur arrijmë të jemi mirënjohës, të falim, të vlerësojmë çdo kritikë që mundëson rritjen tonë – janë të gjitha FITORE për të cilat duhet të ndihemi krenar nëse ende i kemi.
*Psikologe klinike

Next Post
Gjendet një celular në një frigorifer në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit, vinte nga Peqini

Gjendet një celular në një frigorifer në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit, vinte nga Peqini

Comments 2

  1. Lora says:
    2 years ago

    urime për shkrimin! na duhen mesazhe të tilla se njerëzit janë marrosur pas fotove të “burgut” ekran.. duket sikur jeta është vetëm foto/video të postuara

    Reply
  2. Anonymous says:
    2 years ago

    Faleminderit Lora

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

February 8, 2026
Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

February 8, 2026
Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

February 8, 2026
11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

February 8, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

February 8, 2026
“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In