Shifra domethënëse në bilancin e sotëm italian mbi pandeminë. Sipas autoriteteve shëndetësore, të infektuarit e 24 orëve të fundit janë 7767, një shifër kaq e ulët nuk paraqitej nga shkurti i kaluar.
Mbetet gjithsesi i lartë bilanci i viktimave, që janë në rritje të dukshme, 421, ndërkohë që dje ishin 296. Italia me bilancin e sotëm kalon 3 milionë të shëruarit, 21 mijë prej tyre vetëm në një ditë.
Me uljen domethënëse të shifrave të Lombardisë, që sot shënon pak më shumëse 800 të infektuar, rajoni më i goditur është Lacio, me 1200 të tillë.
Ndërkohë, kanë ardhur në vend 1.5 milion doza të Pfizer, partia më e madhe që ka mbërritur deri më tani, dhe që pritet të lehtësojë ndjeshëm situatën në qendrat e vaksinimit që po njihnin mungesë dozash.
/a.r