• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci i rusëve të dëbuar dhe mesazhi i ambasadës amerikane

by A R
27/03/2018 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Helmimi me gaz nervor nervor të Sergei Skripal, një ish oficer i shërbimit sekret rus i kthyer në agjent të dyfishtë dhe vajzës së tij Julia në Salisburi të Mbretërisë së Bashkuar më 4 mars, ka shkaktuar reagime të forta ndaj Rusisë.

E para që reagoi ashpër ishte Britania e Madhe, e cila vetëm pak ditë pas ngjarjes hodhi akuza të forta ndaj Rusisë, duke e deklaruar se pas kësaj ngjarje të rëndë fshiheshin shërbimet sekrete të këtij shteti.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May vendosi që të dëbonte nga shteti britanik 23 diplomatë rusë, ndërsa më pas edhe vende të tjera evropiane mbështetën nismën e saj.

Shteti që ka dëbuar më shumë diplomatë rusë është SHBA, e cila urdhëroi largimin e 60 diplomatëve nga ky vend, si edhe mbylljen e konsullatës Ruse në Siatwll.

Po ashtu, ditën e djeshme, Ministria jonë e Jashtme, vendosi që të dëbonte dy diplomatë rusë, Vladislav Filipovin, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashovin, sekretar i parë i Ambasadës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj, teksa poston mesazhin e DASH.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës në ‘Facebook’.

Pas dëbimeve masive nga shtete të tjera, Shtëpia e Bardhë, përmes një fotoje në Instagram, ka bërë bilancin e rusëve të dëbuar nga partnerët e saj, ku përfshihet edhe Shqipëria.

“Presidenti Donald Trump urdhëroi dëbimin e dhjetëra punonjësve të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbylljen e Konsullatës Ruse në Siatwll. Me këto masa, SHBA dhe aleatët tanë i kanë bërë të qartë Rusisë se veprimet e saj kanë pasoja”, lexohet në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram.

Next Post

Sourani: Perceptim fals për "probleme të mëdha" Shqipëri-Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In