Bilanci i Rrugores së Vlorës: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin për periudhën 1-29 gusht. Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se gjatë kësaj kohe 26 drejtues automjetesh kanë rënë në pranga, tetë vetëm gjatë 72 orëve të fundit.

Në gjendje të lirë do të hetohen 2 shoferë të tjerë.

Blutë informojnë gjithashtu se kanë vendosur 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit.

Njotimi i plotë:

Policia Rrugore në Vlorë dhe Sarandë ka shtuar kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Një ndër prioritetet kryesore të këtyre kontrolleve janë testet e alkoolit ndaj drejtuesve të mjeteve, duke qenë se drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. 

Si rezultat, gjatë periudhës 01.08.2025 – 29.08.2025:

Janë arrestuar në flagrancë 26 drejtues mjetesh (13 në Vlorë dhe 13 në Sarandë);

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 drejtues mjetesh;

Janë vendosur gjithsej 110 masa administrative, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit.

Vetëm gjatë 72 orëve të fundit, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh që qarkullonin në gjendje të dehur, shtetasit: K. Gj., 33 vjeç; Xh. D., 24 vjeç; S. M., 25 vjeç; D. A., 29 vjeç; I. Sh., 44 vjeç,  L. A., 29 vjeç, D. I., 63 vjeç dhe R. Z., 27 vjeç.

Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur është një veprim i rrezikshëm, që rrezikon seriozisht jetën e drejtuesit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.