• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bilanci i Policisë për vitin 2016/ Tahiri: Sekuestruam 47.6 milionë € pasuri të krimit

by A R
04/01/2017 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kemi arritje, aq sa në një çerek shekulli nuk u arrit të bëhej për Policinë. Por kemi ende shumë për të bërë sepse në 25 vite, Policisë iu shkatërrua imazhi. Dhe kjo është fitorja më e madhe e jona sot, fitorja ndaj mentalitetit”.

Kështu u shpreh sot gjatë një konference për shtyp, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili e ka vlerësuar pozitivisht vitin 2016 duke bërë një bilanc të punës së Policisë dhe situatës së sigurisë në vend.

“Shqipëria në vitin 2016 ishte më e sigurtë, me më pak ngjarje kriminale, policia ishte në shërbim të qytetarit, besimi tek policia u rrit”, u shpreh Tahiri.

Por sic thotë ministri, fitorja më e madhe kanë qenë jo shifrat sesa lufta me mentalitetin e vjetër.
“Fitorja më e madhe e jona nuk është krahasimi i shifrave, por me mentalitetin. Fitorja jonë më e madhe është tek mentaliteti, së pari tek punonjësit e policisë dhe më pas tek qytetari. Sot përballë policisë nuk ka më të pandëshkueshëm e të pabarabartë kundrejt çdokujt që shkel ligjin.”

Ministri theksoi se për vitin 2016 janë konfiskuar 47.6 milionë euro pasuri dhe asete kriminale.
“Kjo është shifra se kemi ndjekur peshqit e mëdhenj. Gjatë 3 viteve janë konfiskuar 100 milionë asete e pasuri kriminale ku nga këto vetëm në vitin 2016, janë konfiskuar 47.6 milionë euro  pasuri e vënë përmes krimit”.

Në këtë kuadër, Ministri i Brendshëm theksoi se policia “po rrit në mënyrë progresive kapacitetin  për të shkuar drejt peshqve të mëdhenj”.

Bilanci për vitin 2016

-Me Interpol e Europol janë 15 mijë informacione të shkëmbyera

-90 persona janë arrestuar me qëllim ekstradimin nga vende të tjera drejt Shqipërisë

-Janë kapur 2111 persona të shpallur në kërkim

-38 mijë vepra penale më pak se në vitin 2015

-Mbi 3000 raste të dhunës në familje gjatë 2016

-Armëmbajtja pa leje, 1194 të arrestuar në vitin 2016

-40 mije denoncime në Komisariatin Dixhital

– 71 vrasje gjatë vitit 2016, numri më i ulët në 25 vjet

-75% e vrasjeve, për motive familjare, pronësie apo konflikte të çastit

-Vjedhjet me armë janë 60% më pak se në vitin 2015

Me pas ministri iu pergjigj interesit te gazetareve

A mendoni se i keni fituar betejat me krimin?
Unë nuk quaj asnjë betejë të fituar, sepse unë mendoj që përballë paligjshmërisë e kriminalitetit të akumuluar në 25 e kusur vite, unë mendoj se nuk e kemi mundësinë të fitojmë këto beteja brenda 1 viti, apo 4 viteve. Por kemi fituar një luftë, atë kundër mentalitetit të së kaluarës. Policia sot nuk është e vjetruar, por e rinovuar me fytyrë të re, me besimin e qytetarit që kthehet tek Policia. Besim që kishte humbur për çerek shekulli. Na jepni kohë.

Ka gjëra që nuk i kemi bërë mirë, sigurisht, por jemi 24 në 24 orë në shërbim të qytetarit.

Next Post
Tiranë, hajduti pret momentin e duhur dhe grabit makinën në servis, por pas 30 minutash e “lë” fati

Tiranë, hajduti pret momentin e duhur dhe grabit makinën në servis, por pas 30 minutash e “lë” fati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

February 18, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

February 18, 2026
Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

February 18, 2026
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

February 18, 2026
“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

February 18, 2026
Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

February 18, 2026
Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

February 18, 2026
“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In