• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci i një viti/ Veliaj: E kthyem Bashkinë në punë, çështje kohe që ndryshimi të vijë në çdo lagje

by Java News
10/06/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë një bilanc të punës së Bashkisë, duke thënë se prej një viti tashmë, kryeqytetit i është kthyer një qeveri vendore e cila është në punë me 3 turne. Në bilancin për 1 vit në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj i ka premtuar qytetarëve se nuk do të jetë e vonë koha, kur punët të arrijnë në çdo qelizë të qytetit. Veliaj tha se investimet për rregullimin e rrugëve, trotuareve, hapësirave për biçikleta etj do të vijojnë të jenë prezente. Veliaj shtoi se brenda Verës do të përfundojë Unaza e Vogël e Tiranës, ndërsa projekti për Sheshin Skëndërbej do të nisë shumë shpejti.

“Është shumë kollaj ta shash politikën, por duhet kuptuar që vendimet politike janë ato që vendosin dhe ndryshojnë qytetin… Ndaj do doja të falenderoja katër përfaqësuesit politikë PS, LSI, PDIU dhe FRD që dhanë besimin e tyre për mua si kryebashkiak.

E kemi kthyer Tiranën në punë me 3 turne, që qytetit të ngrihet më i pastër cdo ditë. Tirana ka 1 mln banorë, që do të thotë se ka 1 mln probleme, por nga ana tjetër ka dhe 1 mln mundësi. Sot Bashkia është rritur me 30%. 

Ju them se është vetëm çështje kohe… me këtë ritëm nuk është larg dita kur puna të nisë në nivel kapilar. Ju sigurojmë se do të jemi në cdo qelizë të Tiranës. “- tha Kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj tha se i duhet dhënë fund gjithashtu edhe paragjykimit se ardhja e njerëzve nga qytetet e tjera në Tiranë, faktikisht nuk është një fenomen negativ, por përkundrazi.

“Shqipëria në vitet 90’ nuk kthehet më. Me qytete fantazëm. Sa të jemi ne gjallë, Tirana do të jetë magneti i zhvillimit social, ekonomik e kulturor. Isha në qytetin studenti dhe i pyeta disa prej tyre se sa nga ata mendonin se do të ktheheshin nëpër qytetet e tyre. Përgjigja ishte që 90% prejt tyre nuk donin të ktheheshin, por donin të qëndronin këtu. Dhe kjo nuk është diçka e keqe, por e mirë… si një mundësi ku secili të ketë shansin që të realizojë ëndrrën e vet në qytetin tonë të bukur.”- tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ka falenderuar gjithashtu edhe këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike.

“Në këtë vit kemi mundur shumë paragjykime, për mënyrën sesi bëhen punët publike. Dua të falenderoj këshilltarët bashkiakë, të PD, të LSI, por edhe të PD, të cilët kanë qenë mjaft kontruktiv në kritikat e tyre.”- shtoi Veliaj.

Next Post

Auron Tare: Plazhi i Golemit në standardet më të mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In