• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci i hidhur!

by Mero Baze
11/04/2019 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Ritmi me të cilën Lëvizja Socialiste për Integrim, plotësoi deputetët e saj në Parlament dhe vazhdimi i plotësimit të vendeve të Partisë Demokratike, janë një sinjal i fortë që duhet të lexohet nga opozita, më shumë se sa nga opinioni publik, për atë që po ndodh me vendimin e tyre. Sipas të gjitha gjasave, Partisë Demokratike i plotësohet e gjithë lista e Tiranës, e Durrësit, e Elbasanit, e Vlorës, e Gjirokastrës, e Fierit, e Beratit dhe mund të ngelen disa karrige bosh nga lista e Shkodrës dhe Lezhës.

Ky është një bilanc fatal për vendimin që ka marrë Sali Berisha për të djegur mandatet, si kundërpërgjigje ndaj pasigurisë që ai ndjen nga sistemi i drejtësisë.

Ky bilanc provon se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk e pranuan atë vendim.

Lista rezervë e dy partive opozitare, mendohet që është listë politike, e krijuar mbi fuqinë personale të individëve që janë futur në atë listë, mbi integritetin e tyre dhe mbi faktin që janë faktorë elektoralë lokalë.

Lista e deputetëve, është padyshim pjesa më elitare e një partie mbi të cilën ajo mbështet suksesin elektoral. Tani është e provuar që përveç deputetëve që dolën nga Kuvendi me urdhër politik, nën shpresën se pas atij vendimi do bëhej hataja, pjesa tjetër e listës reagoi me qetësi dhe përmbajtje dhe pranoi mandatet, duke dëshmuar se vendimi ishte i paargumentuar dhe jo bindës për ata.

Tani e shikoj që shumë njerëz të PD, apo portale të saj etiketojnë deputetët e rinj si injorantë, të pashkolluar, apo trafikantë dhe disa dhe mund të jenë ashtu, por edhe ashtu siç mund të jenë, ata përfaqësojnë elitën e PD dhe LSI, se ndryshe nuk kishte pse t’i zgjidhte Lulzim Basha me Ilir Metën. Aq e kanë nivelin e partive të tyre, ata kanë zgjedhur.

E kundërta pastaj do ishte më e rëndë, nëse besojmë se ata kanë paguar tek Kunati i Lulzim Bashës apo tek arka e LSI për t’u futur në listë. Kjo do t’i rëndonte më shumë.

Përtej kësaj, deputetët e listës rezervë, realisht janë më pak të korruptuar se ata që ishin në Parlament, më pak të përfolur dhe më të dobishëm nga pikëpamja elektorale, se ata që janë futur në lista preferenciale, për t’u bërë deputetë.

Por plotësimi i Parlamentit tani është një fakt i kryer dhe ky bilanc kërkon një përgjegjësi të re politike nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Mbushja e Parlamentit provoi se PD dhe LSI janë kundër kryetarëve të tyre. Në një farë mënyre, plotësimi i Kuvendit është Referendum real brenda opozitës, për cilësinë e vendimit që morën Basha dhe Kryemadhi. Dhe ata e kanë humbur këtë Referendum.

Deputetët e rinj, më shumë se normalitetin në Parlament, po rikthejnë normalitetin në opozitë. PD ka nevojë për një mësim të hidhur, se si nuk shkohet pas një të marri, që merr zvarrë partinë për hallet e veta. Është rasti të kuptojnë se Partia Demokratike, po vdes nga të mos qenit demokratike brenda saj, nga të mos marrurit vendime në rrugë institucionale, nga të mos zgjedhurit e përfaqësuesve përballë shanseve të barabarta dhe mbi të gjitha nga virusi i vjetër i saj, i të sakrifikuarit për Berishën. Kjo parti ka shkuar dy herë në buzë të greminës për shkak të tij. Kurse ai sa shikon që i afrohet greminës, nxjerr PD përpara. Ky bilanc i hidhur për Bashën e Kryemadhin, ky dështim për të mos bindur dot as listën rezervë, buron nga fakti se ata shikohen si kukulla të Berishës.

Është koha të ndahen prej tij për të shpëtuar partinë. Sa më shpejt ta kuptojnë, aq më shpejt do ndjehen të fituar.

Next Post
Kapet një nga të kërkuarit e operacionit në Shkodër: Po largohej jashtë vendit

Greqi/ Mesazh kërcënues oficerit, arrestohet shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In