• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci i aksionit të ujit/ 17 mln euro më shumë arkëtime e 35 mijë kontrata të reja

by Java News
28/10/2018 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1 vit pas nisjes së aksionit të ujit janë vendosur 75 mijë matësa, ndërsa janë  lidhur 35 mijë kontrata të reja mes abonentëve dhe shoqërive të ujësjellësave. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, të bëra me dije për TV SCAN këto shifra janë vetëdeklaruar nga ndërmarrjet deri në javën e parë të tetorit, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar dhe rreth 17 mln euro më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, përfaqësues të këtij dikasteri thonë se rritja nuk ka ardhur vetëm si pasojë e aksionit, por edhe për faktin se disa shoqëri ujësjellësish kanë rritur çmimet e ujit për konsumatorët familjarë dhe bizneset. Ndërkaq, Enti Rregullator i Ujit ka adresuar kritika në drejtim të ecurisë së reformës e më konkretisht në drejtim të lidhjeve të paligjshme , ku pritshmëria është në vlerën e 20% të numrit të përgjithshëm të konsumatorëve.

Ky dikaster vlerëson se në kuadër të aksionit të qeverisë për periudhën tetor 2017- maj 2018  janë evidentuar 14,366 lidhje të reja, të konsideruara si lidhje të paligjshme, të cilat përfaqësojnë vetëm 1.7% të numrit të përgjithshëm të konsumatorëve.  Reforma në sektorin e ujit ka nisur në vitin 2016, por ajo rilançua nga qeveria në fund të vitit 2017, duke zbatuar fillimisht masat emergjente , përmes vetëdeklarimit të lidhjeve të paligjshme,  me objektiva që duhet të realizohen deri në fund të vitit 2018.

Bilanci i aksionit të ujit: 

75 mijë ujëmatës

35 mijë kontrata të reja

17 mln euro më shumë arkëtime

a.ç

Next Post
VIDEO/ “Luani me një sy”, kafshët e ‘Safari Park’ në Fier transferohen në Tiranë

VIDEO/ "Luani me një sy'', kafshët e 'Safari Park' në Fier transferohen në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In