• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci 20-ditor i një proteste gri dhe në rrugë pa krye

by A R
09/03/2017 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 20 ditësh opozita e kryesuar nga Partia Demokratike vijon të mbajë peng bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndërsa pjesëmarrja në çadër dhe rëndësia e protestës sa vjen dhe bie.

Lulzim Basha është munduar të mbajë ‘gjallë’ turmat e vogla që i bashkohen çdo ditë çadrës duke i lënë vendin njëra tjetrës dhe duke u paraqitur si grupe interesi.

Duke artikuluar kushte të parealizueshme dhe absurde, dyshimet se protesta është pretekst për të penguar reformën në Drejtësi janë thelluar. Lulzim Basha nuk ka dëgjuar as thirrjet e ndërkombëtarëve për pjesëmarrje në Kuvend dhe votimin e organeve të Vettingut duke vënë në pikëpyetje gjatë këtyre ditëve marrëdhëniet e partisë së tij me Perëndimin dhe integrimin e vendit në BE.

PD është përpjekur t’i realizojë seancat e së enjtes me veten e saj në çadër, ku nuk mungon edhe fjala e gjatë e ish-kryeministrit Berisha.

Nga ana tjetër, rëndësia e Lulzim Bashës si lider reformator është rrëzuar në dy aspekte. Së pari kreu i PD bëri thirrje për akte dhune duke treguar se nuk mund të shkëputet nga modeli “Berisha” dhe së dyti; indiferentizmi i opinionit publik tregoi se në çadër Basha nuk mund të tërheqë më shumë sesa një grusht militantësh.

Pas gati 3 javësh në bulevard, protesta në fjalë ka nxjerrë më tepër problemet brenda PD sesa argumente legjitime për kërkesat e saj ndaj mazhorancës. Kështu, sot brenda selisë blu kemi qëndrime të dyzuara sa i përket bojkotit të zgjedhjeve. Vendimi i Bashës për të mos hyrë në votimet e qershorit ka hasur në kundërshtimin e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit. Bojkoti i 18 qershorit është përkrahur vetëm nga partitë aleate me 1 apo asnjë deputet që në fund të fund nuk kanë se çfarë humbasin.

Sot, pas 20 ditësh të asaj që PD e quajti si protestën më të madhe pas vitit 1991, kemi vetëm një çadër që pengon qarkullimin e automjeteve ndërsa miti se PD di të organizojë protesta ka rënë.  /javanews/a.r

Next Post
SHBA-ja e NATO-ja shuplakë Thaçit për ushtrinë, por ai nuk tërhiqet

SHBA-ja e NATO-ja shuplakë Thaçit për ushtrinë, por ai nuk tërhiqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

December 18, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

December 18, 2025
“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

December 18, 2025
Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama kthehet 35 vite pas: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

December 18, 2025
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In