• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bilanc jo i mirë për gushtin, 7 viktima e 6 të plagosur nga atentatet mafioze

by Java News
31/08/2019 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gushti i këtij viti, përveç temperaturave të larta ka spikatur edhe për një mori ngjarjesh kriminale që kanë tronditur vendin. Ekzekutime mafioze, vrasje në derë të shtëpisë , përplasje bandash dhe vrasje për motive të dobëta ndodhën në këto 31 ditë duke lënë pas 7 të vrarë dhe 6 të plagosur. Që ditën e parë të gushtit, në Durrës në derën e shtëpisë u ekzekutua me armë zjarri 40 vjeçari Ferzi Bardhi. Viktima ishte një emër i njohur për policinë, pasi ishte arrestuar në Itali për trafik droge. Pista kryesore duket se janë konfliktet për drogën, por policia po vijon hetimet dhe ende nuk ka një autor të dyshuar.

Një ditë më pas, më 2 gusht një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Elbasan ku si pasojë e të shtënave u plagosën 3 persona. Ngjarja u raportua për motive të dobta. Në pranga u vu pak ditë më pas Ilirjan Bezhani, 34 vjeç, banues në Elbasan dhe është shpallur në kërkim 42-vjeçari Gent Faqja, që rezulton preson i skeduar nga policia, i dënuar më herët.

Dy ditë më vonë krimi u zhvendos në Vlorë. Më 4 gusht u ekzekutua në lokalin e tij pranë plazhit, Arben Beqiri dhe u plagosen djali dhe nipi i tij. Ngjarja ndodhi pas një sherri në lokalin e tyre. Policia identifikoi autorët, por nuk ka mundur t’i vërë në pranga.

4 ditë më vonë po në Vlorë, mbrëmjen e 8 gushtit, në Selenicë u ekzekutua Dilaver Tozaj, i njohur edhe me emrin Nikolla Ikonomi. 47-vjeçari u qëllua 7 herë nga një distancë e afërt, duke humbur jetën në vend. Viktima ishte me precedencë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2011 ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për trafik droge.

Një vrasje makabre u regjistrua në Fier më 12 gusht. 23-vjeçari Florian Selimi u gjet ne nje kanal, me plagë në fyt. Policia arrestoi dy autorët e dyshuar të vrasjes, një 26-vjeçar dhe një 20 vjeçar. Dyshohet se bashkëfshatarët e vranë me thikë në fyt 23 vjeçarin për motive të dobëta. Po në të njëjtën ditë, në qendër të Rrëshenit u ekzekutua me armë 48 vjeçari Armando Gjini, i skeduar nga uniformat blu si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit. Policia u vu në ndjekje të autorëve të vrasjes, por pa mundur të bjërë në gjurmët e tyre.

Më 22 gusht në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit u vra me një plumb në kokë 26-vjeçari Indrit Çelaj, i cili punonte si teknik kondicionerësh. Policia tha se vrasja u krye nga vëllezërit Griseldo e Albano Kusi, djemtë e pronarit të vilës ku punonte 26-vjeçari të cilët janë ende në arrati.

Vetëm 5 ditë më vonë në kryeqytet ndodhi një tjetër vrasje, ku në një atentat në rrugën “Xhanfize Keko”, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 26 vjeçari Santiago Malko. Atentatorët të cilët e kishin gjurmuar 26 vjeçarin me një benz c clas hapën zjarr me kallashnikov në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Ish punonjësi i policisë Santjago Malko ishte me precedentë penalë i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe i dyshuar për shumë të tjera. Dhe pikërisht e shkuara e tij dyshohet te kete qene shkak per vrasjen.

Në ditën e parafundit të gushtit krimi zbriti sërish në vlorë ku në ballkon të shtëpisë u qëllua me armë zjarri ish mësuesi I edukimit fizik, Elius Thartori I cili nga të shtënat mbeti I plagosur. Thartori është një person me precedent penal pasi ka shlyer dënimin me 10 vite burg për vrasje. Policia po heton ngjarjen por nuk ka identifikuar ende autorët. Ne muajin gusht te vitit te kaluar u shenuan tre ngjarje kriminale me 10 viktima. Nje i ri vrau 8 pjesetare te familjes ne Selenice te Vlores. Ne shkoder u ekzekutua Fatbardh Lici dhe ne Korce u vra me me sende te forta ne banesen e tij 56 vjecari Nevruz Fiqi. (bw)/l.m

Next Post
Një foshnje gjendet pranë 5 familjarëve të vdekur rrëzë një mali

Një foshnje gjendet pranë 5 familjarëve të vdekur rrëzë një mali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In