• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanc i zi në Shqipëri, 5 viktima dhe 123 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve

by Ardit Rada
02/08/2020 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 5 pacientë me koronavirus, ndërsa janë regjistruar 123 raste të reja me COVID-19.

Pacientët që kanë humbur jetën nga koronavirus konkretisht kanë qenë nga: 3 qytetarë nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Situata epidemiologjike paraqitet me rritje te numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42183 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë.
2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar. 

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.  

Ministria e Shëndetësisë fton bizneset dhe njesitë akomoduese të respektojnë protokollet e sigurisë:
Distancën fizike, maskën e detyrueshme në shërbim dhe të kryejnë dezinfektimin dhe higjienizimin e vazhdueshëm të ambienteve.
Një kujtesë edhe për pushuesit: Respektoni distancën me të tjerët që nuk janë familjarët tuaj dhe kujdesuni për higjienën vetjake.
28 qendra shëndetësore verore janë në dispozicion të pushuesve, me mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën Covid.
Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes”, 
njofton Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (2 Gusht 2020)
Testime totale 42183
Raste pozitive 5519
Raste të shëruara 3018
Raste Aktive 2335
Humbje jete 166 (Qarku Tiranë 85, Shkodër 27, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1285
Durrës 291
Shkodër 215
Fier 95
Vlorë 93
Lezhë 79
Korçë 75
Kukës 68
Elbasan 52
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 25

 

/e.rr

Next Post
Të sëmurë, por pa simptoma

Të sëmurë, por pa simptoma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In