• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bilanc i rëndë në SHBA/ Vetëm në një ditë humbën jetën 3112 persona, mbi 216 mijë ishin rastet e reja

by Java News
10/12/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë shtuan përgatitjet për një fushatë historike të vaksinave ndaj koronavirusit përpara miratimit të pritshëm nga agjencia rregullatore federale, ndërsa ligjvënësit në Kongres debatuan të mërkurën për kushtet e një pakete lehtësimi ekonomik nga COVID-19.

Lëvizja e vazhdueshme drejt fillimit të vaksinimit dhe negociatat në Kongres vijnë ndërsa infektimet nga COVID-19 u rritën në nivele edhe më të larta, duke mbingarkuar deri pranë pragut maksimal sistemet e kujdesit shëndetësor në disa pika të nxehta të pandemisë. Sipas një përllogaritjeje të agjencisë së lajmeve Reuters, Shtetet e Bashkuara arritën një nivel të ri rekord viktimash, me të paktën 3’112 të vdekur brenda të mërkurës, më shumë se ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë ndërsa rastet e reja në 24 orët e fundit ishin 216,155 raste.

Dhjetë qarqe kryesisht rurale në Kaliforni raportuan se nuk kishin në dispozicion shtretër të njësive të kujdesit intensiv, sipas të dhënave shëndetësore të këtij shteti, të analizuara nga agjencia Reuters.

Në zemrën bujqësore të Kalifornisë, Central Valley, shtrimet nga COVID-19 kanë mbingarkuar krejtësisht disa spitale. Në qarkun Fresno, me 1 milion banorë, vetëm shtatë shtretër mbetën të paplotësuar të mërkurën në njësitë e kujdesit intensiv.

Duke ofruar një rreze të re shprese, disa zyrtarë thanë se vaksinimet mund të fillojnë ndoshta edhe këtë fundjavë dhe shtetet kanë përshkallëzuar planet për atë që ka të ngjarë të jetë një përpjekje për shpërndarjen në dimensione të papara.

Një panel ekspertësh të pavarur të mjekësisë pritet të takohet të enjten për të vendosur nëse do të rekomandojë që vaksina e prodhuar nga kompania Pfizer Inc dhe kompania partnere gjermane BioNTech SE, duhet të marrë autorizimin e përdorimit emergjent të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Si shenjë se aprovimi mund të vijë shpejt, dokumentet e lëshuara nga FDA të martën në përgatitje të rishikimit nuk ngritën pikëpyetje të reja mbi sigurinë ose efikasitetin e vaksinës Pfizer.

Miratimi i FDA-së mund të vijë të premten ose të shtunën, pasuar nga vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara të dielën ose të hënën, i tha kanalit Fox News të martën Moncef Slaoui, këshilltari kryesor i programit të zhvillimit të vaksinave të administratës Trump.

Numri i pacientëve me COVID të shtruar në të gjithë vendin u rrit në një nivel të ri rekord, prej 105’805 deri të mërkurën vonë, me 18% më shumë se dy javët e mëparshme.

SHBA eshte vendi me i goditur nga pandemia pasi janë infektuar me virusin vdekjeprurers 15,820,042 persona, ndersa 296,698 kanë humbur jetën.

g.kosovari

Next Post
Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, njëri prej tyre i kërkuar nga Interpoli/ Sekuestrohet kokainë dhe armë zjarri

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, njëri prej tyre i kërkuar nga Interpoli/ Sekuestrohet kokainë dhe armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com