Beniada ka marrë një surprizë të bukur në “Big Brother Vip”. Në një tryezë të madhe të shtruar në oborr, ishin të ftuar shumë familjarë të saj, të cilët po darkonin.
Beniada teksa po i takonte një e nga një, nga një derë tjetër, i shfaqet babai. Ai i shprehu të gjithë dashurinë e tij vajzës me fjalë tepër përkëdhelëse: “Je ylli babit, të dua shumë, të kam parë 24 orë”.
Beniada e përqafoi plot mall dhe tha se edhe ajo e donte shumë dhe mezi e ka pritur të takohet me të. Por surpriza për modelen nuk përfundoi aty, pasi në skenë u shfaq Sinan Hoxha, aq i kërkuar nga ajo gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ata performuan live në shtëpi dhe krijuan një atmosferë të zjarrtë.