• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Big Brother, shuplaka reale që po nxit një luftë virtuale mes shqiptarëve

by Çapajev Gjokutaj
15/04/2025 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Jozi nga Shqipëria i hoqi një shuplakë Gjestit nga Kosova. Po atë ditë në trojet shqiptare u grindën e u rrahën mijëra të tjerë si këndej edhe matanë kufirit, madje shumë nga këto grindje ishin ku e ku më të egra sesa ajo mes Jozit e Gjestit. E megjithatë të gjitha mbetën në hije.

Përkundrazi shuplaka e Jozit u bë temë e ditës, madje arriti të shkaktojë një luftë të egër, natyrisht virtuale. Mori kaq shumë vëmendje ngaqë ndodhi faqe të gjithëve, jo në ndonjë mejhane a oborr shkolle, po në Big Brother, mediumi ku një grusht bjerrakohësh mbajnë ngjitur pas ekranit qindra mijëra të ngeshëm që s’dinë si ta shtyjnë mbrëmjen. Siç e thamë, rasti e pruri që njeri të ishte nga Kosova e tjetri këndej kufijve dhe kjo e bëri incidentin edhe më joshës për sharje, ndarje e përçarje.

Kaq u desh dhe shuplaka u bë shkak për fillimin e një lufte të paparë, shqiptarë e shqiptarë (kosovarë) fytafytas me njeri tjetrin, kush ka merita më shumë e cene më pak. Jami a s’jemi popull luftëtar? Kemi bërë kurdoherë namin, po sot jemi shumë më të papërmbajtur, të marrim gjak në vetull ngaqë betejat zhvillohen në fejsbuk e gjaku virtual shkon deri në gju të kalit virtual.

Dhe s’di i gjori njeri si ta shpjegojë gjithë këtë mllef e tërë këtë urrejtje. Kemi vëllazëri e unitet lindur mbi histori, kulturë, vlera e interesa të përbashkëta, apo jemi komb i stërlashtë po gjithsesi në formim e sipër?

Mes tollovisë së diskutimeve tërheq vemendje edhe interpretimi se përmasat e tollovisë virtuale për mëritë mes shqiptarëve të këndej dhe andej kufijve nuk janë kaq të mëdha sa duken; është në natyrën e rrjeteve sociale t’i ndajnë njerëzit në grupe dhe nëpërmjet dukurisë së quajtur ‘echo chamber’ t’u fryjnë zjarreve të kundërvenies ‘ne vs ata’, se grupi nuk mund të ngjizet pa kontrastuar me tjetrin.

Bie në sy edhe një interpretim tjetër që e sheh gjithë këtë si vepër armiqsh të jashtëm. Lufta në ditët tona është bërë hibride, ndaj shërbime të huaja sekrete paguajnë zanatçinj interneti që krijojnë falanga personash të rremë, anonimë a me emra të çuditshëm dhe i hedhin në sulm për të minuar dashurinë vëllazërore ndërshqiptare.

Ah këta armiqtë e jashtëm, s’na u ndanë kurrë. Kaq të fuqishëm e tinzarë janë sa s’na lenë as të gjykojmë esëll për një thesar të kulturës kombëtare siç është Big Brother, t’i themi amatorizmit amatorizëm, mediokritetit mediokritet e budallallëkut budallallëk.

Next Post
Gjykata dënon babain dhe gjyshen: Shfrytëzuan djalin 10-vjeç në Tik-Tok për të përfituar para

Gjykata dënon babain dhe gjyshen: Shfrytëzuan djalin 10-vjeç në Tik-Tok për të përfituar para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In