• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Big Brother/ Donaldi: Nuk i mora dot 100 mijë eurot, por kam vendosur që të bëj shtëpi për të varfërit. Ftoj dhe fituesin!

by Java News
19/02/2022 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, nga ku nuk mundi dot të fitonte çmimin e parë prej 100 mijë euro, përballë balerinit Ilir Shaqiri. Ai u rendit i dyti, duke marrë kështu vetëm 10 mijë euro. Por në një reagim që ka bërë në rrjetet sociale thotë se ka vendosur që ato 100 mijë euro t’i verë nga vetja e tij dhe do të ndërtojë 4 shtëpi për familjet në nevojë.

Donaldi shprehet se dy shtëpi do të ndërtohen në Kosovë dhe dy në Shqipëri, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

“Nuk e di si mund ti falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, kanë qenë realisht shumë. Nuk e di si t’jua shpreh mirënjohjen është ndjenjë fantastike. Asnjëherë nuk e kam përjetuar ndjesinë e njerëzve që të mbështesin duke harxhuar lekët e tyre, eurot e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora.

Unë vërtet nuk e mora çmimin e madh 100 mijë euro, por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i vendos nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri. 100 mijë euroshin do ta vendos nga vetja ime, sepse është më e  pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur”, shprehet Donald Veshaj.

Pasi e uron Ilir Shaqirin për fitoren në BBVIP, Donaldi e fton që të bëhet pjesë e nismës për të kontribuar për 4 familje në nevojë. Ai thotë se kjo nismë është diçka e mirë që mund të bëhet për një komb që i ka mbështetur.

“Do kisha dëshirë të ftoja edhe fituesin, që i uroj fitoren, që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse do edhe ti mund të vish me mua. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju dua shumë”, thotë Donald Veshaj.

Donald Veshaj edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh, gjatë qëndrimit në shtëpi ka marrë shumë surpriza, ku më e rëndësishmja është projekti televizive Top Channel për të zhvilluar emisionin “Më lër të flas”, së bashku me vëllain e tij Romeo Veshaj. Nuk dihet nëse ky projekt do të realizohet pasi orët e fundit po qarkullojnë lajme, që emisioni i binjakëve nuk do të fillojë, pas disa përplasjeve me produksionin.

Një fakt i rëndësishëm për tu theksuar është se Donald Veshaj brenda shtëpisë së Big Brothor njohu edhe dashurinë e tij, Beatrix Ramosaj.

Next Post
Gazetarja shqiptare në Ukrainë: “Nata e sotme vendimtare”

Gazetarja shqiptare në Ukrainë: “Nata e sotme vendimtare”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë,  si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

January 29, 2026
“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Jemi një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj

“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Jemi një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj

January 29, 2026
Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…

Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…

January 29, 2026
“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

January 29, 2026
Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

January 29, 2026
Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

January 29, 2026
Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

January 29, 2026
Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

January 29, 2026
SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

January 29, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Si do jetë moti në vijim? Meteorologia: Rrebeshe shiu në këto qarqe, temperaturat në rritje

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In