Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses operacionin në krah, pas lëndimit që pësoi mbrëmjen e kaluar teksa po argëtohej me banorët e tjerë të “Big brother Vip”. Operacioni është realizuar te Spitali Hygeia.
Einxhel ka folur mbrëmjen e sotme për lëndimin që pësoi gjatë lojës në shtëpi dhe se banorët e morën si shaka. Ajo tha se ndihet mirë tashmë, por nuk munguan as përshkrimet për emocionet e banorëve të tjerë të shtëpisë.
Theksojmë se nuk dihet ende nëse Einxhel do ta vazhdojë lojën apo do ta përfundoj me kaq aventurën e saj në Big Brother VIP.