• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bien ndjeshëm eksportet, 5.9 % më pak gjatë 4 muajve

by A R
30/05/2016 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet shqiptare e mbyllen katërmujorin me një rënie 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke vijuar trendin rënës që nisi që nga viti i kaluar.
Ritmet e rënies janë frenuan disi në prill për shkak të rritjes së eksporteve të grupit tekstile dhe këpucë këtë muaj dhe eksporteve te prodhimeve bujqësore. Gjithsej vlera e tyre arriti ne janar-prill 74,4 miliardë lekë nga 79.1 miliardë lekë që ishin më 2015.

Rënia më e fortë shihet të ketë ndodhur për lëndët djegëse dhe mineralet me rreth 42 për qind në krahasim me 2015 , tek materialet e ndërtimit me 26 për qind dhe tek grupi makineri dhe pajisje me 24.7 për qind. Eksportet po mbahen në këmbë vetëm nga rritja e eksporteve të fasonit (tekstile dhe këpucë), të cilat ishin 23.6 për qind më të larta se të një viti më parë.

Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse arritën në 12.2 miliardë lekë gati në përgjysmim në krahasim me janar-prill 2015. Ulja e çmimeve të naftës e mineraleve në tregjet ndërkombëtare kanë ndikuar në këtë tendencë negative, ndërkohë që dhe moti ka qenë i pafavorshëm për eksportet e energjisë, ndryshe nga dimri i vitit të kaluar. Ndërkohë, kompanitë e mineraleve janë duke pritur një paketë nxitëse nga qeveria.

Gjithashtu eksportet e materialeve të ndërtimit arritën në 9.7 miliardë lekë me një rënie vjetore 3.4 miliardë lekë. Në fund të shkurtit, Kurum, eksportuesi i dytë më i madh në vend shpalli falimentin, çka ka ndikuar në rënien e shitjeve të hekurit jashtë vendit.

Dy grupe që ecën mirë vitet e fundit, ai i “makineri, pajisje e pjesë këmbimi” dhe “eksporte druri e letre” kanë shënuar rënie këtë vit.

I vetmi sektor që po ecën mirë në këtë periudhë është ai i materialit të porositësit, tekstile e këpucë, që u rrit me 23.6 me bazë vjetore për janar-prill, duke arritur në 35 miliardë lekë. Ky zë përbën tashmë 47% të totalit të eksporteve tona, duke na çuar mbrapa në kohë, kur shitja e krahut të lirë të punës, që është avantazhi kryesor i fasonit, përbënte deri në 70% të totalit të eksporteve. Gjithsesi, sektori, që ka vlerë të shtuar të ulët po e humb gradualisht dhe këtë avantazh për shkak të shtimit të kostove të energjisë e taksave, duke vënë në pikëpyetje rritjen afatgjatë të tij.

Eksportet bujqësore kthejnë rritjen ne prill

Prodhimet “Made in Albania” i janë kthyer rritjes ne muajin prill ndonëse ne vlera modeste, 1.5%.  Eksportet e ushqimeve pësuan një rritje me 52 për qind në muajin prill si rezultat i rritjes së eksporteve të prodhimeve bujqësore. Tani sezoni është drejt kulmit të tij dhe Shqipëria vit pas viti po rrit eksportin e këtyre prodhimeve. Gjithashtu këtë muaj është rritur vrullshëm edhe eksporti i grupit të tekstileve dhe këpucëve me rreth 36% në krahasim me prill 2015. Rritje kanë shënuar edhe eksportet e drurit dhe letrës me 9 për qind. Rritja e këtyre grupeve ka kompensuar rënien e fortë të eksportit të mineraleve dhe lëndëve djegëse, të cilat në prill pësuan një rënie vjetore me 37%. Gjithashtu më rënie rezultoi edhe grupi makineri dhe pajisje me 20%  dhe eksporti i lëkurëve rezultoi  9% më pak./Monitor/ a.m.

Next Post

Studimi/ Mashkulli ideal i femrave (nuk është i pasuri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In