• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bien me 94% kërkesat për azil/ COVID-19 bllokon emigracionin, vetëm 90 shqiptarë kërkuan të ikin në maj

by Ardit Rada
15/07/2020 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bllokimi i kufijve ka ulur ndjeshëm, të paktën përkohësisht, aplikimet e shqiptarëve për azil në shtetet e Bashkimit Europian.

Sipas statistikave të Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilit (EASO), gjatë muajit maj kanë aplikuar për azil gjithsej 90 shtetas nga Shqipëria, 24 prej të cilëve ishin riaplikime. Në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, kur kishte gjithsej 1,532 aplikime, është shënuar një tkurrje prej 94%.

Për 5 mujorin, gjithsej aplikimet për azil ishin rreth 3 mijë, me një rënie prej gati 70% me bazë vjetore. Tkurrja ka ardhur kryesisht që nga marsi, kur filluan dhe kufizimet e udhëtimeve dhe mbyllja e Europës, por dhe në janar dhe shkurt, kur ishin muaj normalë, është konstatuar një përgjysmim i kërkesave për azil, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë vitit 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, sipas EASO, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie. Të dhënat e EASO tregojnë se në total ka një numër prej rreth 15 mijë rastesh që janë pezull. Përgjithësisht, mbi 90% e vendimeve për herë të parë që merren për azilantët shqiptarë janë negative, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.

Në vitin 2019, Shqipëria renditej në listën e 10 vendeve që kanë nivelin më të lartë të kërkesave për azil së bashki me shtete të tilla si Siria, Afganistani, Venezuela, Pakistani, Turqia, Nigeria, Irani dhe e para në raport me popullsinë.

Të dhënat historike (shih grafikun) tregojnë se që nga viti 2013 ka një rritje të kërkesave për azil, që kulmoi në 2015-n, me rreth 68 mijë dhe më pas ndonëse erdhi në ulje, sërish mbeti më i larti nga shtetet e tjera të Europës që nuk janë pjesë e BE-së.

Aplikimet totale për azil në BE

Sipas EASO, megjithë heqjen e ngadaltë të masave të kontrollit në shumicën e vendeve të BE +, aplikimet për azil u ulën ndjeshëm (-84%) në maj në krahasim me nivelet e para-COVID.

Vetëm 10 200 aplikime u paraqitën në BE + në maj, paksa më e lartë, krahasuar me muajin prill (8 730), por prapëseprapë një rënie dramatike nga 65 692 aplikime në janar 2020.

Zyra Evropiane e Mbështetjes së Azilit (EASO) pret që numri i kërkesave të regjistruara të fillojë të rritet pasi shërbimet e azilit të fillojnë të kthehen në operacione normale. Sidoqoftë, kjo mund të vazhdojë të jetë e kufizuar në një shkallë të caktuar në periudhën aktuale pasi kufizimet e udhëtimit dhe kufijtë e mbyllur të jashtëm me vende të ndryshme jo-BE mbeten në fuqi.

Sirianët, Afganët dhe Irakianët vazhduan të paraqesin më shumë aplikime, duke përbërë një të tretën e të gjitha aplikimeve të paraqitura në maj.monitor

/e.rr

Next Post
Zgjedhje në kohë pandemie, Maqedonia e Veriut mban votimet e para pas ndërrimit të emrit

Zgjedhje në kohë pandemie, Maqedonia e Veriut mban votimet e para pas ndërrimit të emrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

June 3, 2026
Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

June 3, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Pritja si fat i një shoqërie – Maqedonia e Veriut mes të ardhmes së premtuar dhe të tashmes së ngrirë

June 3, 2026

2/3 të kënaqur me Reformën në Drejtësi, por…

June 3, 2026
Rama reagon sërish pas protestës për Zvërnecin: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve

Rama reagon sërish pas protestës për Zvërnecin: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve

June 3, 2026
Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon largimin e ambasadores shqiptare në Athinë

Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon largimin e ambasadores shqiptare në Athinë

June 3, 2026

Aksident masiv në Francë, kamioni del jashtë kontrollit dhe përplaset me 23 automjete, 37 të plagosur

June 3, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Zvërneci që po dridhka Greqinë

June 3, 2026
Analisti Serwer: Vetëvendosja e Lista Serbe po tregohen anti- kushtetuese

“Siguria dhe ekonomia, prioritet i SHBA në Shqipëri!” Serwer: Ja sinjalet nga ambasadori i ri

June 3, 2026
Rubio: Plani i Trump nuk parashikon kontroll 70% të Gazës nga Izraeli, por qeverisjen nga një autoritet që nuk është Hamasi

Rubio: Plani i Trump nuk parashikon kontroll 70% të Gazës nga Izraeli, por qeverisjen nga një autoritet që nuk është Hamasi

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In