• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bien me 3-5 lekë për litër çmimet e karburanteve në tregun vendas

by Java News
24/09/2020 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një rënie të lehtë në tregun vendas. Në pikat e tregtimit me pakicë, nafta po tregtohet me 3-5 lekë për litër më pak.

Te Kastrati, operatori më i madh i shumicës dhe pakicës në vend, nafta kushton 153-155 lekë, nga 158 lekë që ishte më parë. Në të njëjtat nivele ishte dhe Eida Petroleum, operatori i dytë më i madh në vend. Te Gega Oil, një litër naftë kushton 150 lekë.

Kjo është hera e katërt që çmimet e karburanteve ulen në tregun vendas. Ndryshimi më i madh ndodhi në prill, pas fillimit të pandemisë, kur si rrjedhojë e uljes në tregjet ndërkombëtare, nafta në vend zbriti me 15-20 lekë për litër, nga 178-180 lekë në fillim të vitit përpara se të shpërthente pandemia, që e çoi konsumin në kolaps në tremujorin e dytë të vitit.

Si rrjedhojë, që nga fillimi i vitit, nafta është tkurrur me rreth 13% në tregun vendas.

Edhe në bursa, nafta tregtohet në nivelet më të ulëta që nga janari 2016, pavarësisht se është rimëkëmbur nga nivelet e ulëta prej 22 dollarë për fuçi, që arriti në fillim të pandemisë. Ditën e djeshme, treguesi referencë Brent tregtohet me 42.3 dollarë për fuçi, teksa pasiguritë për rimëkëmbjen globale mbeten të mëdha.

Në tregun e brendshëm, konsumi i karburanteve ra ndjeshëm në tremujorin e dytë. Sipas INSTAT, në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve ka pësuar rënie me18,3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Tkurrja më e fortë ishte në prill, me -33% në krahasim me prillin e 2019-s. Në maj, reduktimi vjetor ishte 18.4%, ndërsa në qershor ra më pak se 2%.

Konsumi ishte i ulët edhe gjatë muajve të verës, për shkak të turizmit të dobët. Të dhënat nga Ministria e Financave bënë të ditur se importi i karburanteve gjatë 8-mujorit shënoi rënie me -1,2%, por tkurrja ishte më e dukshme në gusht, kur importet ishin 8.7% më të ulëta se në gushtin e vitit 2019. Burimet nga tregu e lidhin këtë rënie me një kërkesë më të ulët, si rrjedhojë e kufizimeve të udhëtimeve nga jashtë. / monitor

Burimi: INSTAT

Ecuria e naftës në bursa në 5 vitet e fundit (Burimi: Financial Times)

g.kosovari
Next Post
Zbardhet drafti i Opozitës së re për ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Pragu elektoral të jetë 1%…

Zbardhet drafti i Opozitës së re për ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Pragu elektoral të jetë 1%...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In