• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bien me 10 % remitancat e emigrantëve, në 3 muaj 154 mln Euro më pak

by A R
01/04/2016 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ardhurat që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri ranë për të dytin tremujor radhazi në tetor-dhjetor 2015, duke reflektuar efektet e krizës në Greqi, ku jetojnë pjesa më e madhe e tyre.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë remitancat në tremujorin e fundit 2015 ishin 154 milionë euro, 10% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ndërsa në tremujorin e tretë, kur kriza greke kulmoi dhe shteti helen rrezikoi deri daljen nga euro e shumë emigrantë mbetën pa punë, remitancat ranë me 15% me bazë vjetore.

Megjithatë, për gjithë 2015-n trendi ka mbetur pozitiv për të dytin vit radhazi, pas rënies së vazhdueshme që prej vitit 2008, kur filloi kriza ekonomike globale. Në total, paratë e dërguara nga emigrantët në shtëpi për vitin 2015 ishin 589 milionë euro, ose 1% më shumë se një vit më parë. Në 2014-n ato u rritën me gati 9%, raporton Monitor.

Ekspertët e shpjegojnë rikthimin e tendencës rritëse të remitancave me fluksin e ri emigrator të viteve të fundit. Për herë të parë në vitet e fundit, në 2014-n diferenca neto e emigracionit (numri i atyre që ikin e atyre që ktheheshin) filloi të thellohej sërish.

Ndërsa në 2015-n, numri i kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian u rrit ndjeshëm nga 12 mijë në 2014-n në 66 mijë.

Ndonëse një pjesë e madhe a tyre rrezikojnë kthimin sërish shumë mbeten dhe janë potencial për të dërguar para te familjet e tyre që lënë pas.

Në 6 muajt e parë të 2015-s, remitancat u rritën me 18% më bazë vjetore, por trendi u përmbys në gjysmën e dytë për shkak të krizës greke.

Next Post

Ku po gabon Shqipëria me naftën dhe gazin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In