• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bien lindjet, rriten abortet, gratë me arsim të lartë kanë përqindje më të madhe në 2018

by Java News
24/06/2019 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ndërsa vit pas viti numri i bebeve që vijnë në jetë po bie me shpejtësi, në 2018-ën numri i aborteve (ndërprerje e shtatzënisë) ka shënuar rritje për herë të parë pas 4 vitesh. Është rritur numri i tyre nga gratë me arsim të lartë, të cilat përbënin një të katërtën e rasteve të ndërprerjeve së shtatzënisë…

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe që janë të mbledhura nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i aborteve në 2018 ishte 5,532, nga 5,279 që kishte qenë një vit më parë.

Prej 2014-s (shiko tabelën më poshtë), ku numri i aborteve u regjistrua 5,892, numri i tyre ka qenë në rënie, deri në vitin që lamë pas.

Nëse do të shikojmë përqindjen e aborteve sipas nivelit arsimor të gruas që e ka kryer atë, do të vëmë re se çereku i tyre janë me arsim universitar. 2018 shënoi një rritje të numrit të grave me arsim të lartë që kryejnë abort.

Rënia e numrit të lindjeve, që ka sjellë dhe një rënie të treguesit të fertilitetit, por edhe rritja e numrit të aborteve, veçanërisht edhe te gratë me arsim të lartë, ndër të tjera është një tregues që gratë po rendin pas karrierës. Në vitin 2014, vetëm 15% e aborteve kryheshin nga gratë që ishin me arsim të lartë, ndërsa gati gjysma e tyre ishte nga gratë që kishin pak klasë shkollë.

Pamundësia ekonomike është një tjetër faktor që ka nxitur rënien e numrit të lindjeve, por edhe një nga arsyet kryesore që një grua merr vendimin për të ndërprerë një shtatzëni. Rreth 39.2% e grave që kryeson ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2018, ishin me arsim fillor, dhe rreth 31% e tyre me arsim të mesëm.

Më pak bebe po vijnë në jetë, Shqipëria po plaket me shpejtësi

Në krahasim me 2014-n, rreth 6800 bebe më pak kanë ardhur në jetë në vend në 2018-n. Popullsia e vendit po tkurret me një ritëm të shpejtë, ku gratë po zgjedhin të lindin më pak dhe familjet bërthamë po bëhen gjithnjë e më të vogla në numër. Numri i lindjeve në 2018-n sipas INSTAT ishte 28,934, nga 35,760 që ishte në 2014-n. /Monitor

 

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Serbia goditet nga moti i keq, breshër sa topi tenisit

VIDEO/ Serbia goditet nga moti i keq, breshër sa topi tenisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

September 25, 2026
“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

September 25, 2026
Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

September 25, 2026
Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com