• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bien eksportet, 24 mln euro më pak sesa në 2018-n

by Java News
18/03/2019 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet shqiptare u ulën për të dytin muaj rresht në shkurt, duke sinjalizuar se ky mund të jetë një vit i vështirë për kompanitë që punojnë me tregjet e huaja. Instituti i Statistikave raportoi se, muajin e kaluar, Shqipëria eksportoi 23 miliardë lekë mallra në tregjet ndërkombëtare, ose 5.4 për qind më pak sesa shkurti i vitit të kaluar. Duke përfshirë edhe janarin, në total si dymujor eksportet për këtë vit janë ulur me 6.3 për qind, ose 3 miliardë lekë, krahasuar me dymujorin e parë të vitit 2018.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se, pjesa dërrmuese e rënies së eksporteve ka ardhur kryesisht nga dy grupe: ai i energjetikës, si dhe eksportet e materialeve të ndërtimit. Por edhe industria e fasonit, e cila vitet e fundit është zgjeruar ndjeshëm në tregjet globale, këtë vit rezulton në stanjacion.

Sipas INSTAT, në dy muajt e parë të vitit, eksportet e fasonit ranë me mbi 400 milionë lekë, ose 2 për qind, në një kohë që vitet e fundit ato janë rritur me ritme dyshifrore.

Vitin e kaluar, Shqipëria eksportoi sasira të mëdha të energjisë si pasojë e situatës së mirë hidrike. Por këtë vit, kjo situatë është përmbysur për shkak të thatësirës dhe në vend të eksportit, Shqipëria është duke blerë masivisht energji nga jashtë.

Megjithatë, efekti energjetik është shkaktar vetëm pjesërisht në rënien e eksporteve, ndërkohë që pjesa tjetër, pra rënia e eksporteve të materialeve të ndërtimit dhe fasoneve mund të jetë efekt i drejtpërdrejtë i ngadalësimit të ekonomisë europiane./tch

 

 

/a.meta

Next Post
Tejkalimi i afateve, si u shkel ligji për SPAK

SPAK/ SHBA- BE, monitorim përzgjedhjes së prokurorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In