• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bien deri në 20% vlerat e futbollistëve / Shkak, mungesa e zhvillimit të ndeshjeve

by A R
22/04/2020 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pezullimi i kampionateve në mbarë botën për shkak të pandemisë Covid-19 ka ulur vlerën e futbollistëve në treg. Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, e gjitha kjo vjen si pasojë e mungesës së ndeshjeve dhe krizës që ka kapur futbollin në rang global. Në përgjithësi, vlerat janë ulur nga 10 deri në 20 %, por ka edhe nga ata që kanë humbur më shumë dhe kjo lidhet kryesisht edhe me moshën.

Sa i përket futbollistëve kuqezinj Marash Kumbulla mbetet lojtari më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare, teksa tani vlen 22.5 milionë euro, nga 25 mln që vlente një muaj më parë. Mbrojtësi i Veronës ka humbur 10 % të vlerës së kartonit të tij.

Thomas Strakosha ka humbur 20% dhe nga 25 milionë euro, vlen 20 mln euro. Po ashtu, rënie ka edhe Elseid Hysaj, që nga 16 mln euro një muaj më parë, vlen 13 milionë. Ajo që bie në sy tani është se me rivlerësimin e kartonëve të futbollistëve, janë vetëm 11 lojtarë të Shqipërisë që kalojnë vlerën e 1 milionë eurove.

Por askush nuk i ka shpëtuar krizës. Mbappe, Jadon Sancho dhe Alexander-Arnold janë ata që kanë pësuar uljen më të vogël të vlerës në merkato. Të tre në merkaton e ardhshme do të kushtojnë 10% më pak se më parë, teksa ylli i PSG është ende lojtari më i shtrenjtë në glob.

Merkatoja e kësaj vere me siguri do të shtyhet në shtator apo edhe më tej, por një gjë thuajse është e sigurtë, blerje 100 mln eurosh vështirë të ketë.

/a.r

Next Post
“Shërbimi mjekësor në Lombardi ka pësuar kolaps”/ Mjeku shqiptar në Itali: Qytetarët hezitojnë të marrin urgjencën

"Shërbimi mjekësor në Lombardi ka pësuar kolaps"/ Mjeku shqiptar në Itali: Qytetarët hezitojnë të marrin urgjencën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com