• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bien çmimet, rriten prenotimet nga shqiptarët për pushime në Turqi

by Aalison Pearse Stevens
24/06/2016 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata politike dhe kërcënimet për terrorizëm kanë lënë indiferentë shqiptarët, që të joshur nga çmimet e ulëta kanë rritur kërkesën për të kaluar pushimet në Turqi.

Ulja e çmimeve të paketave turistike, deri edhe me 50% po tërheq shqiptarët që të zgjedhin të pushojnë në qytetet bregdetare të Turqisë. Agjencitë thonë se kërkesa për të prenotuar në restortet e tipit all dhe ultra inclusive do të shënojë kulmin e saj në periudhën pas datës 14 korrik e deri në fund të muajit gusht.

Duket se shqiptarët do të “zëvendësojnë” rusët që deri dje kanë qenë një nga tregjet më të mëdha furnizuese të Turqisë së bashku me Gjermaninë. Por, një tjetër shkak i reduktimi të numrit të turistëve perëndimor ka të bëjë me sulmet e shpeshta të ISIS në Turqi, gjë e cila ka shkaktuar frikë dhe panik. Megjithatë ato janë përqëndruar kryesisht në Stamboll dhe nuk kanë prekur zonat bregdetare.

Drejtuesi i agjencisë Tour Albania, Xhimi Lama thotë se Turqia, është një destinacion i konsoliduar nga shqiptarët dhe kërkesa nuk pritet të ulet, ca më tepër kur ofertat që po reklamohen nga resortet turke janë tërheqëse.

Për drejtuesen e agjencisë “Sava Tours”, Turqia këtë vit shënon rritje të ndjeshme në prenotime, pasi, sipas saj, tarifat e akomodimit në resorte janë ulur mesatarisht me 20-25% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqiptarët në Turqi preferojnë të prenotojnë në resorte me katër e pesë yje dhe me shërbime all edhe ultra all inclusive. Antalia është destinacioni kryesor, duke u ndjekur nga Kemeri, Bodrumi e Alania. Koha e qëndrimit llogaritet mesatarisht nga 7 në 10 net.

“Për prenotimet e kësaj periudhe, në Kemer ka pasur oferta hotelesh që kanë zbatuar deri edhe në 70% ulje të çmimeve. Një paketë për qëndrim në hotel me pesë yje për 7 ditë është ofruar me një çmim prej 258 euro/personi, në një kohë kur vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë, kjo shifër ishte rreh 500 euro/person”, thonë drejtuesit e agjencisë ATHS.

Monitor/d.i.

Next Post

Sa dhe si do të ndikojë dalja e Britanisë në Sport

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In