• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bie numri i dëbimit të azilkërkuesve në Gjermani

by Java News
29/01/2018 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2017 nga Gjermania janë dëbuar gati gjashtë për qind më pak azilkërkues të refuzuar sesa në vitin 2016.

Numri i të dëbuarve nga Gjermania shënoi vitin e kaluar rënie. Në vitin 2017 u riatdhesuan në vendet e tyre të origjinës 23.966 refugjatë, njofton gazeta “Bild am Sonntag”. Kjo shifër është 5.6 për qind më pak se në vitin 2016.Shumica e deportimeve janë kryer sipas njoftimit të kësaj gazete nga ajri. 98 për qind e refugjatëve janë dërguar në vendet e e tyre të origjinës me avion charter. Por meqënëse një avion i tillë kushton ndërmjet 130,000 dhe 330,000 euro, Policia Federale Gjermane ka shpenzuar për fluturimet 11 milionë euro. Ndër personat e dëbuar, 60 vetë qenë klasifikuar si të rrezikshëm.

USA Deportierte in El Salvador

Në negociatat për rikrijimin e një koalicioni tjetër të madh, CSU-ja kërkon që dëbimet për në Afganistan të shtohen. Zëdhënësi për politikën e brendshme i Grupit Parlamentar CDU/CSU Stephan Mayer e kritikoi Ministrinë e Jashtme nën drejtimin e ministrit Sigmar Gabriel (SPD). “Ministria e Jashtme është duke u vonuar prej rreth gjysmë viti për rivlerësimin e situatës së sigurisë në Afganistan”, tha Mayer për Bild am Sonntag. Një rivlerësim i tillë është urgjentisht i nevojshëm për të rritur numrin e dëbimeve.

Shumë azilkërkues të refuzuar kthehen vullnetarisht
Që nga dhjetori 2016 për në Afganistan janë dëbuar deri tani 174 vetë. Që nga mesi i vitit 2017 për afganët është ndaluar dëbimi në vendlindje për shkak të gjendjes së keqe të sigurisë. Ky rregull nuk vlen për afganët që konsiderohen si persona të rrezikshëm ose që janë dënuar për krime.

Deutschland Düsseldorf Protest gegen Sammelabschiebungen nach Afghanistan (picture-alliance/dpa/H. Kaiser)

Një vit më parë, Ministri i Brendshëm Federal, Thomas de Maizière (CDU), kërkoi që numri i dëbimeve të azilkërkuesve të refuzuar të “rritet përsëri dukshëm”. Për këtë nevojitet një “përpjekje kombëtare”, tha de Maizière.Sa i përket kuotës së kthimit, pra raportit mes numrit të atyre që janë larguar vullnetarisht dhe dëbimeve me detyrim pas vendimit përkatës së gjykatës, Gjermania kryeson në radhën e vendeve të tjera evropiane.Në vitin 2016 BE-ja llogariti se kuota e kthimit në Gjermani ishte 106 përqind, kurse mesatarja në Evropë ishte 46 përqind. Edhe në muajt e parë të vitit 2017 numri i azilkërkuesve të refuzuar që u larguan vullnetarisht ishte më i madh se i atyre që u dëbuan me forcë.

a.ç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

November 25, 2026
PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

November 25, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In