• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bie niveli i ujit në Lagunën e Nartës si asnjëherë në 30 vitet e fundit

by A R
22/08/2017 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Niveli  i ujit në lagunën e Nartës (Vlorë), ka rënë dukshëm gjatë javëve të fundit, si pasojë e thatësirës së tejzgjatur dhe mungesës së reshjeve.

Pamja që të ofron kjo lagunë gjatë këtyre ditëve, ngjason me ato të një zbatice të spikatur. Uji është tërhequr dhjetra metra nga gjurma normale, duke krijuar një hapësirë “hibride” mjedisi të ngurtë me vijën normale të bregut.

 Kjo gjendje vlerësohet të jetë e jashtëzakonshme. Banorët e fshatit Zvërnec, qendra e banuar më e afërt me këtë lagunë, nuk mbajnë mend të jenë ndeshur me një pamje të tillë prej dekadash. P.Thanasi, një nga peshkatarët e zonës, shprehet se nuk e ka parë asnjëherë lagunën në këtë gjendje, me ujra aq të tërhequra nga bregu. Sipas tij, një nga të moshuarit e fshatit tregon se, në fillim të viteve ’80-të të shekullit të kaluar, në lagunë ka ndodhur një situatë e ngjashme. Edhe në atë kohë u regjistrua një thatësirë e pazakontë.

 Mjedisi ujor i lagunës duket i varfëruar dukshëm dhe peshqit duhet ta kenë braktisur atë, për t’u zhvendosur drejt detit. Pamja është e kundërt me atë që jemi mësuar të shohim në këtë lagunë në stinët e tjera të vitit.

Në fillim të këtij viti, këtu u regjistrua një dukuri tjetër natyrore e pazakontë. Gjatë dy javëve të para të muajit janar, si pasojë e rënies së temperaturave deri në -5 gradë celsius, ujrat ngrinë si asjëherë tjetër, çka u shoqërua me dëme të mëdha në florën dhe faunën e këtij mjedisi.

Laguna e Nartës është një nga resurset natyrore më të spikatura në Vlorë dhe në Jugun e vendit, me vlera të shumëfishta, duke përfshirë edhe ato turistike. Në të ndodhet edhe ishulli i Zvërnecit, ku është Manastiri me të njëjtin emër, një nga objektet më të njohura të kultit në Shqipëri, me vlera historike e arkitekturore.

Pak javë më parë, përmes një projekti të Bashkisë së Vlorës, përfundoi faza e parë e rindërtimit të urës që lidh këtë ishull me bregun, çka bën të mundur përfshirjen sërish të Manastirit në listën e objekteve të vizitueshme për turistët vendas e të huaj. /b.d

Next Post
Sherri me kaçavida, OSHEE përgënjeshtron policinë: Nuk janë punonjësit tanë

Sherri me kaçavida, OSHEE përgënjeshtron policinë: Nuk janë punonjësit tanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zbulohen emrat e kandidatëve

March 9, 2026
Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

March 9, 2026

“Nuk ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do ketë në krah vetëm avokatët e saj

March 9, 2026
GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

March 9, 2026
Pas sanksioneve të SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Von der Leyen vë në pikëpyetje besimin e Evropës në rendin e bazuar në rregulla

March 9, 2026

GJKKO pranon kërkesën e Veliajt, vendos t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore

March 9, 2026
“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

March 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

March 9, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

March 9, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In